Edi Rama tregon se përse e tërhoqi padinë ndaj gazetës gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se përse u tërhoq nga padia ndaj gazetës gjermane ‘BILD’, e cila publikoi përgjimet mbi manipulimin e zgjedhjeve në Dibër dhe në Durrës.

Rama tha se ai u tërhoq pasi ai zhvilloi së pari një takim me editorialistët e gazetës gjermane, ndërsa shtoi se me këtë tërheqje ai kurseu ca të holla nga arka e Partisë Socialiste.

Pse ishit kaq njerëzor zoti Rama, kur jeni kaq i pafajshëm?

“Nuk kam shumë për të thënë lidhur me këtë sepse e kam shkruar në atë që ju zemërgjerësisht lexuat që, takimi me shefat editorialistë të gazetës ishte me të vërtetë një takim mbresëlënës nga pikëpamja e komunikimit, nga pikëpamja e diskutimit që bëmë për shumëçka dhe duke qenë se u ndërtua një marrëdhënie njerëzore dhe mu duk e pamotivueshme brenda vetes që të vazhdoja gjyqin. Me këtë rast kurseva edhe disa të holla nga arka e Partisë Socialiste”, u shpreh Rama.

Por audiopërgjimet vazhdojnë në faqen e Bild. Aq kaq gjë nuk e bënin për ju këta kolegë njerëzorë të Bild?

“Nuk ka qenë takim lidhur me këtë çështje. Nuk e kemi diskutuar fare këtë çështje. Ka qenë një takim me shefat editorialistë të gazetës me të cilët, e përsëris, kemi patur një diskutim për shumëçka Faktikisht, sot që flasim, kemi marrëdhënie miqësore që të tjerat pastaj janë spekulime”, u përgjigj kryeministri për Syri Tv.

Të fundit

“Erion Veliaj nuk mund të mbajë peng karrigen, ta shkarkojmë!”

Këshilltari bashkiak i Tiranës, Endri Shabani këmbëngul në thirrjen e tij që kryebashkiaku Erion Veliaj të shkarkohet nga detyra...

Tentoi të shpëtonte turistët, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi...

Konferenca për shtyp, Salianji: Dënimi im, regres i Shqipërisë në demokraci

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia e PD, pas lirimit nga qelia, tha se dënimi i tij ishte...

Pas misionit në Fier, Rama mbërrrin në bashkinë e Durrësit. Maratona vijon!

Reth një orë pas përfundimit të mbledhjes me deputetët dhe drejtuesit vendor në Bashkinë e Fierit, ku ashtu si në Vlorë kërkoi dorëheqjen e...

Gol në shtatë kompeticione të ndryshme, Kylian Mbappe shkruan historinë tek Reali

Kylian Mbappe ka bërë tashmë histori që në sezonin e tij të parë te Real Madridi. Ylli francez, i cili shënoi një gol mahnitës kundër...

Lajme të tjera

Web TV