FSHF me “tredhëmbësh” mjekësh, sulm për rihapje futbollit

Ky ekip do sulmojë në tavolinën e bisedimeve me detajet e protokollit për rihapjen e futbollit.

Pasi më në fund u vendos edhe ura e komunikimit që shpëton FSHF-në nga përgjimi i rrjeteve sociale të qeverisë, duket se letrat nga Rruga e Elbasanit në ekzekutiv janë shtuar. Qeveria e futbollit shqiptar zgjodhi dhe 3 emra për tu përfaqësuar në Grupin e Punës. Do të jenë ata që do bindin qeverinë për rikthimin e futbollit.

I pari i zgjedhur i FSHF është italiani Gianluca Stesina, mjeku sportiv që ka në duar të gjithë departamentin shëndetësor në FSHF. Ai bën pjesë dhe në ekipin e “J Medical” në Torino, edhe pse me rol periferik. I dyti është mjeku veteran i ekipeve elitare, Mel Ostreni dhe e treta mjekja imazheriste Arjana Sina.

Ky “tredhëmbësh” do sulmojë në tavolinën e bisedimeve me detajet e protokollit për rihapjen e futbollit. Fjala.al