Ish gjimnasti Bobby Holland Hanton është prej 8 vitesh, dubluesi i Chris Hemsworth, në rolin e këtij të fundit në filmat Thor.
Në një intervistë Bobby ka zbuluar se çfarë do të thotë të punosh me Chris, aktorin me të cilin thotë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe kuptohen shumë mirë. Ai thotë se Chris Hemsworth stërvitet vërtet shumë që të përshtatet sa më mirë me rolin e tij.
Bobby dhe Chris kanë bashkëpunuar tashmë në 12 prodhime kinematografike bashkë dhe përshtatja, në fizik dhe imazh nuk duket të jetë problem. Madje sportisti britanik thotë se Chris luan vetë edhe në momente të vështira, deri në momentin kur nuk rrezikon të lëndohet. Atëherë detyrohet të ndërhyjë Bobby. Djemtë janë miq të mirë edhe në jetën reale dhe shihen shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit./Burimi: Daily Mail