Në fillim thumboi Juventusin duke cilësuar mashtrimin të ndryshëm nga virusi, ndërsa më pas kujtoi epokën më të lavdishme të tij te Inter. Massimo Moratti u shfaq nostalgjik për periudhën te zikaltërit e kujtoi shumë episode unike, dhe këto i bëri pikërisht kur mbushen 22 vjet nga trofeu i tij i parë me Inter.
“Tripleta” lindi në 5 Maj të 2010 në stadiumin Olimpico, aty ku Interi i Mourinho ngriti lart Coppa Italia duke mundur Romën me një magji të Diego Milito. Më pas erdhi titulli që u kthye në një trampolinë për apoteozën e famshme të Champions League në Madrid. Sigurisht që coronavirus do ti ndalojë festimet masive por Massimo Moratti, ka planifikuar një darkë të bukur me trajnerin Mourinho dhe ish futbolistët. Vendi është restoranti El Botin në Madrid.
Inter im është si Beatles” kujton Moratti duke bërë krahasime me grupin legjendar të muzikës.
“Ajo skuadër më kushtoi vetëm 150 milionë Euro, përveç operacionit me Genoa për Milito dhe Motta, dhe shkëmbimin Ibra-Eto’o plus paratë. Prej pak kohësh me ne ishte portiere Julio Cesar. Edhe Cambiasso me parametra zero, ishte një gjetje e bukur e Branca. Ende nuk e kuptoj sesi Real Madrid humbi një lojtar të tillë. Sneijder? Wesley e ndryshoi Interin tim, id ha ritëm dhe dimension të ri. Maicon? Asokohe shumë më tallnin sepse e pagova 6 milionë, por doli anësori më i mirë i historisë së Inter” tha Moratti.