Tre të vdekur në Berat, u bllokuan në pus (emrat)

Ngjarja në Berat

Janë nxjerrë nga pusi ku ishin bllokuar tre personat në fshatin Dyshnik të Beratit, ku mësohet se të tre kanë humbur jetën.

Të  bllokuarit që kishin mbetur në pus janë Gentian, Neim dhe Kamber Hoxha të tre anëtar të një familjeje. Gentian dhe Kamber Hoxha janë nxjerrë pajetë, ndërsa Neim  Hoxha ka humbur jetën në spital. Dyshohet se viktimat kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksimit.

Kamber Hoxha, xhaxhai, dhe nipi Gentian Hoxha janë nxjerrë të vdekur nga pusi ku kishin mbetur të bllokuar në fshatin Dyshnik, ndërsa nipi tjetër, Neim Hoxha u nxor me shenja jete dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por edhe ai nuk mundi të mbijetojë./Fjala.al/

Njoftimi i policisë:

Në datën 07.05.2020, ora 07:30, në fshatin Dyshnik, Berat, shtetasi K. H., 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, shtetasit N. H., 46 vjeç dhe G. G., 45 vjeç, të cilët kanë mbetur brenda në pus.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre shtetasve.