‘Pa mua mund të kishim 18 mijë të vdekur’/ Rama: Iu referova ekspertit, ma deformuat

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar deklaratën e disa ditëve më parë në Parlament kur tha se Shqipëria rrezikonte të humbiste 18 mijë jetë njerëzish nga koronaivirusi.

Ai u shpreh se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti duke pretenduar se ka cituar një ekspert.

Keni thënë se, po të mos isha unë mund të kishte deri në 18 mijë vdekje? Më pas e keni përgënjeshtruar…

Kështu është kur i nxjerr jashtë kontekstit. Sepse e kam shpjeguar. Po ta zgjasni pak filmin do ta gjeni se e kam shpjeguar gjithmonë. 18 mijë të vdekur ka qenë një projeksion katastrofik i bërë nga një ekspert shqiptar në studion e Fevziut. Meqenëse e doni edhe me adresë, e Fevziut. Ai ka folur për 18 mijë të vdekur. Një ekspert shqiptar që nuk është as i partisë. Përkundrazi nuk ka asnjë lloj simpatie me partinë tonë. Me partinë tuaj po. Dhe asaj i jam referuar”, tha ndër të tjera Rama për Syri Tv.