Punonjësit e një fasonerie në Berat dalin në protestë: Duam pagën e luftës

30 punonjësit e një fasonerie në Berat janë duke protestuar përpara Drejtorisë së Tatimeve, duke kërkuar “pagën e luftës”.

Puna në fasoneri është pezulluar dhe për këtë shkak nuk janë paguar, ndaj kanë dalë të kërkojnë “pagën e luftës”.

Ata pohuan se nuk kanë përfituar “pagën e luftës” edhe pse iu takon me ligj. Rikujtojmë se gjendja ekonomike e shumë personave në vendin tonë është rënduar keq për shkak të Covid-19./Fjala.al/