Reforma Zgjedhore/ Pozitë-opozitë, “sherr” gjatë ditës, “flirt” gjatë natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasje të forta mes përfaqësuesit të mazhorancës për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, dhe përfaqësuesve të PD-ë dhe LSI-ë. Pas akuzave të ndërsjella, palët në fund dakordësohen për të mbajtur mbledhjen me të gjithë përfaqësuesit të hënën e ardhshme

Nga Silvana Tresa

Me anë të një letre të firmosur nga dy anëtarët e opozitës në Grupin e Punës të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, opozita ka akuzuar mazhorancën se ka bllokuar Reformën Zgjedhore, dhe se deklaratat për vendime të njëanshme nga ana e mazhorancës socialiste synojnë ngërç artificial politik.

“Në media jemi njohur me nisjen nga ana juaj të një debati pa sens praktik dhe logjik, duke vënë kështu në dyshim vijimin e punës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.” – thuhet në qëndrimin e përbashkët të përfaqësuesve të opozitës.

Më herët, para reagimit të ashpër të opozitës jashtëparlamentare, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, la të nënkuptohej që, edhe nëse nuk merr pjesë PD-ja dhe LSI-ja në diskutime, mazhoranca do ta kalojë këtë projektligj me votat e saj dhe të opozitës parlamentare. Gjiknuri theksoi se mbledhja ishte një raportim për punën e Këshillit Politik.

“Kuvendi na ka lënë një afat, deri në 30 qershor, dhe ky duhet të jetë afati i fundit, pasi Reforma Zgjedhore është pikë themelore para uljes në konferencën ndërqeveritare. Opozita jashtëparlamentare ta shfrytëzojë këtë kohë në maj dhe Kuvendi në qershor të shqyrtojë për draftet.”

Kjo solli reagime të forta nga përfaqësues të PD-së dhe LSI-së.

“Opozita ka qenë dhe mbetet e angazhuar për përmbushjen e këtij kushti për hapjen e negociatave me BE-në dhe për t’u siguruar qytetarëve shqiptarë mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ka qenë angazhimi ynë i përditshëm, duke i vlerësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme si themelin e demokracisë, dhe procesin e integrimit evropian si prioritet kombëtar.” – shkruhet në letër.

Pas një përplasjeje me deklarata në distancë gjatë ditës, mbrëmë në darkë ujërat u qetësuan dhe palët politike u dakordësuan që Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore të nisë punën ditën e hënë, me përfaqësuesit e të gjitha palëve. Një konflikt në dukje artificial, por palët gjatë ditës me deklaratat e forta kundër njëra-tjetrës lanë të kuptohej se procesi për Reformën e re Zgjedhore po vihej në rrezik serioz.

Lexo edhe :  Nga 1 janari, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë

Opozita pretendon se ka qenë e angazhuar në Tryezën e Punës që prej krjimit të Këshillit Politik, duke bërë propozime dhe duke ofruar zgjidhje për problemet e evidentuara ndër vite nga Misionet Vëzhguese të OSBE/ODIHR. Sa i përket zgjatjes në kohë të kësaj reforme, anëtarët e Grupit të Punës së opozitës shprehen se ajo është ndërprerë për shkak të pandemisë dhe se nuk ka pasur kërkesë për rifillimin e saj.

“Puna në Këshill, sikurse jeni në dijeni, u ndërpre për shkak të emergjencës shëndetësore, të krijuar nga epidemia e COVID-19. Nga momenti i ndërprerjes për këtë shkak, nuk ka pasur asnjë kërkesë apo ftesë për rinisjen e punës nga ana juaj.”- shkruhet në letër.

“Deklaratat nga ana juaj për një reformë jokonsensuale dhe të njëanshme synojnë krijimin e ngërçeve politike artificiale që dëmtojnë konsensualitetin e Reformës Zgjedhore dhe janë shpenzim energjish i kotë, në dëm të përmbushjes së njërit prej kushteve të vendosura nga BE-ja për hapjen e negociatave për anëtarësim.”- theksohet më tej.

Duke fajësuar qeverinë për bllokimin e punës së Reformës Zgjedhore, në letrën e firmosur nga dy anëtarët e opozitës thuhet se “bllokimi i punës për Reformën Zgjedhore në fakt është një sjellje e hershme e qeverisë. Është rast i paprecedentë që mazhoranca parlamentare nuk ka arritur të krijojë kushtet për pasqyrimin e rekomandimeve të ekspertëve të OSBE/ODIHR për gati 7 vite.”

Në mbyllje të letrës thuhet se opozita është plotësisht e angazhuar për përmbylljen sa më parë të Reformës Zgjedhore, duke i parashtruar disa kërkesa mazhorancës si kusht për vijimin e mëtejshëm të punës.

Kërkesat e PD-së

  1. Riskedulimin e kalendarit të punës së Këshillit Politik, duke synuar përmbylljen e punës brenda datës 31 maj 2020.
  2. Vlerësimin e përfaqësuesve të maxhorancës mbi propozimet e deritanishme të opozitës të bëra  në mbledhjet paraardhëse të Këshillit Politik.
  3. Çështje të tjera të propozuara nga anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.

Mbledhja të zhvillohet në kushtet e sigurisë, të diktuara nga epidemia e COVID-19, duke respektuar të gjitha kërkesat e autoriteteve shëndetësore që garantojnë jetën dhe shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve  në mbledhje.

/Fjala.al

Të fundit

Big Brother Albania hap dyert të shtunën, ja mesazhi i Sara Hoxhës pak ditë para nisjes

Sara Hoxha ka ndarë një mesazh në Instagram, duke folur për përkushtimin dhe sfidat e saj në punë, ndërsa...

Gripi i shpendëve, guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të një shpërthimi të gripit të shpendëve, i cili ka infektuar 34...

“Mbështetje Diasporës në njohjen e pensioneve”/Rama: Jemi duke negociuar 8 marrëveshje…

Kryeministri Edi Rama thotë se mazhoranca ka mbështetur Diasporën për njohjen e pensioneve në shtetet ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë. Në takimin vjetor të Këshillit...

Kush janë emigrantët që mund t’i prekë plani i Trump për dëbime masive?

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është zotuar se do t’i dëbojë miliona emigrantë që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara sapo ta marrë...

Rama: Model i ri i AI për 2025 dhe kthimi i shqiptarëve në nënshtetësi e tyre

Kryeministri Edi Rama ka thënë se komponenti arbëresh në diasporën shqiptare ka qenë i harruar, por është bërë një punë e konsiderueshme për ta...

Lajme të tjera

Web TV