“Risku është i lartë”, Manastirliu tregon si do bëhet hapja e qyteteve të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë sot se situata e krijuar nga koronavirusi është ende shumë kritike, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve që të jenë të kujdesshëm.

Në një intervistë për “ News 24”, ajo ka theksuar se risku është ende shumë i lartë në disa qytete të mëdha si Tirana, Shkodra, Fieri apo Kruja.

Hapjet e këtyre qyteteve dhe kthimi i tyre në zona të gjelbra, sipas saj do të jenë 1 javore nga faza në fazë për të pasur mundësi analizimin.

“Është qetësuar situata në Shkodër, ka vatra të reja, psh Fieri?

Në raportimet tona ditore raportojmë dhe vatrat e krijuara. Vatrat janë familjare dhe nuk kemi transmetime të gjera komunitare. Kemi më shumë risk të lartë në qytetet e mëdha. Tirana mban vendin e parë sa i përket rasteve aktive. Kruja po ashtu, Shkodra mbetet një qytet ku po punohet për gjurmimin e kontakteve. Dje kemi pasur 2 raste në Shkodër. Në fier kemi pasur një vatër familjare. Dua të apeloj qytetarët sa e rëndësishme është që të ruhet distancomi social. Në Fier, një familjar shkoi nga Tirana në Fier, duke i infektuar. Rregullat nuk duhen thyer, duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Nuk duhet të entuziazmohemi që virusi iku dhe të kthehemi në normalitet. Duhet të ndryshojmë zakonet, me rregulla të reja që kemi 2 muaj në jetën tonë që i kemi.

Futja në normalitetin e ri duhet të kemi shumë kujdes me sjelljen individuale. Vetëm kjo mund të shpëtojë ne dhe familjarët nga ky virus shumë i rrezikshëm.

Sot kemi disa qytete me vatra infektimi ende aktive ku po bëhet hetimi epidemiologjik. Kemi rihapjen edhe këtë javë duhet të vijojë gjurmimi dhe testimi i rasteve.

Lexo edhe :  “Duhet një i ri”/ Rama: Më i ri dhe më i vjetër jam unë! Nuk ka nevojë për të tretat

Pas 1 jave apo 2 mund të themi se janë zonë të gjelbra, por kjo arrihet vetëm nga ne dhe qytetarët të zhvillojnë zakonet e reja.

Fazat të jenë sipas kalendarit që kemi vendosur.

Jemi në fazën e parë të rihapjes bazuar në planin nga Komiteti i Ekspertëve. Me këto të dhëna që kemi vijojmë në fazat e tjera, nga data 27 ne kemi kaluar 10 ditë dhe do të presim 2 javë për të bërë analizën e kurbës epidemiologjike. Kemi planifikuar të vijojmë me plane 2 javore por me hapje 1 javore. Të kemi dhe protokolle sigurie në çdo shërbim apo biznes. Protokollet e sigurisë për aktivitetet e lejuara po ndiqen me shumë rigorozitet nga trupa e Task- Forcës. Inspektorati i Punës, Inspektorati Shtetëror, për çdo aktivitet të ketë protokolle specifike sipas riskut. Në 3 nivele i ulët, i mesëm, i lartë. Duke përshkallëzuar edhe masat.”- u shpreh ministrja./Fjala.al/

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV