Spiropali: Të hënën PD do jetë pjesë e tryezës së reformës zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rasti për duartrokitje. Të hënë Partia Demokratike do bëhet pjesë e reformës zgjedhore dhe kjo vjen pas një sërë debatesh, braktisjesh dhe shtyrje afatesh.

Elisa Spiropali, ministër e shtetit për Marrëdhënie me parlamentin e deklaroi këtë në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU.

Një nga sakrificat që kemi bërë me shumë dëshirë dhe vullnet është fakti që Komisioni i Reformës Zgjedhore është ende duke negociuar me të gjitha palët edhe pse normalisht duhet të ishte vetëm opozita parlamentare në atë tryezë dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, ne krijuam një vend për opozitën jashtë parlamentare, i dhamë të drejtën e vetos opozitës jashtëparlamentare, pikërisht për të prodhuar një reformë zgjedhore e cila është e pranuar.
-Ka zhvillim të fundit?
Po,  ka një zhvillim të fundit. Fatmirësisht opozita jashtëparlamentare ka pranuar të  vazhdojë diskutimet dhe Këshilli politik do vazhdojë diskutimet ditën e hënë sipas komunikimit që kam marrë mbrëmjen e djeshme./l.m/Fjala

Të fundit

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash”...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i vendit do të përballet me...

Lajme të tjera

Web TV