A i rikthehemi normalitetit pas 18 majit?! Ja çfarë deklaron ministrja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një video-mesazh në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu  deklaron se duke filluar nga data 18 maj do të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambientet e jashtme.

Gjithashtu ministrja sqaroi se duke filluar nga 18 maji shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

Nën rregulla rigoroze, prej datës 18 maj planifikohet të hapen muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie edhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambiente të hapura.

Nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e  Shëndetësisë. Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambientet e jashtme deri në orën 17:30.

Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë. Prej dates 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara. Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambiente të hapura. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet i mbyllur dhe transporti publik,”- tha Manastirliu.

Të fundit

Vendosja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, SHBA hap ambasadën në Jerusalem

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka njoftuar se do të rihapet të mërkurën, duke hequr urdhrat e...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 25 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.9 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

1944: Beteja e Tali-Ihantala – Kur Veriu u mbulua nga zjarri

Në verën e vitit 1944, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po hynte në fazën e saj vendimtare, një nga betejat më të egra të...

Pasiguria globale në rritje, Britania do të blejë avionë F-35

Britania do të blejë të paktën 12 avionë luftarakë F-35. Kjo lëvizje pritet të krijojë shqetësim te Rusia dhe Kina. Por ky vendim i qeverisë...

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë, mblidhet Këshilli i aleancës!

Sot është dita e dytë e samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës, ku marrin pjesë liderët dhe krerët e 32 shteteve...

Lajme të tjera

Web TV