Durrës/ Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë arrestuar 5 persona në Durrës të cilët kanë kryer vepra penale të ndryshme. Tre prej tyre janë arrestuar në flagrancë pasi kishin prishur qetësinë publike, një 49-vjeçar i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe një 44-vjeçar i cili u kap duke tentuar të vjedhë një banesë.

Njoftimi:

Bien në prangat e policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe prishën rendin e qetësinë publike, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari.

Arrestohet dhe një 44-vjeçar, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, pas njoftimit të marrë se disa persona po prishnin qetësinë publike kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Në momentin që punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë ndërhyrë për t’i shoqëruar në ambientet e Policisë, pasi kishin prishur rendin e qetësinë dhe kishin dëmtuar disa sende, tre shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Me ndërhyrjen dhe të disa shërbimeve të tjera janë shoqëruar në Polici dhe në përfundim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit A. A., 24 vjeç, F. Sh., 21 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës të Policisë Durrës, në zbatim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes me mjet, arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 49 vjeç, banues në Krujë, pasi konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/litër dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”, shtetasin K. A., 44 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 3, Durrës, duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit N. B.

Lexo edhe :  E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, humb jetën 55-vjeçari

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash”...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i vendit do të përballet me...

Lajme të tjera

Web TV