“Ku e pashë të ardhmen e kombit!”, Fuga: Studentët i thanë ‘jo’ zgjedhjeve farse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku dhe Pedagogu i departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Artan Fuga ka shprehur mirënjohje për të gjithë studentët që i thanë jo zgjedhjeve farsë të universiteteve publike.

Në një postim në “Facebook” akademiku shprehet se me këtë veprim studentët dhanë një mësim të mirë për të gjithë dhe dhanë shpresë për të ardhmen e kombit.

“Ku e pashë të ardhmen e kombit!

Mirënjohje për ata qindra e mijra të rinj, studente dhe studentë, që me peticione, letra, kërkesa, lëvizje, organizime të shëndosha u mobilizuan për ti thënë :

Jooooooooooo! –

zgjedhjeve farsë në universitetet publike të vendit!

Ata nuk u tutën as të ngrenë akt padi për të hedhur në gjyq autoritete që mbushin xhepat me paratë e prindërve të tyre pikërisht për t’i mësuar bijtë e tyre!

Ata nga studentë u kthyen në profesorë!

Ata i vunë shkelmin zgjedhjeve farsë!

Zgjedhje pa ligj!

Zgjedhje pa zgjedhës!

Zgjedhje pa platforma!

Pa fushata!

Pa komisione zgjedhore!

Ata dhanë një mësim të mirë!

Na dhanë një shuplakë të merituar!

Ata nuk pranuan t’u merren të drejtat e tyre për të ushtruar ndikimin e tyre mbi shkollat ku studjojnë!

Ata u ngritën të revoltuar sepse panë që ka forca dhe individë që edhe mbi jetën e rinisë duke e rrezikuar me vdekje atë duan të marrin poste dhe privilegje duke shkelur ligjin!

Ata dhanë një shembull heroik që tregon si mbrohen zgjedhjet edhe pse je i dobët, në minorancë, i mbyllur në shtëpi, i persekutuar, i dobët në dukje!

Atyre nuk u bëhet vonë për zgjedhjet sepse e dinë që me këtë Ligj të arsimit të lartë, me këtë model universitetesh të degraduar rëndë, me këtë ministri arësimi, madje edhe mbi këtë lloj pedagogu që krahas profesorëve dhe profesoreshave të nderuara anëekënd vendit, nuk mungon të gëlojë pa mision, çdo gjë është farsë!

Lexo edhe :  E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për... një lojë domino

Kompetencat e këshillave studentore nuk kalojnë ato të studentëve në kohëne fashizmit musolinian!

Ata u ngritën jo thjesht për zgjedhjet por sepse u fyen rëndë!

Ata kanë turp në ballë!

Kanë nerv!

Ata djem dhe vajza janë shpresa e këtij kombi që po zhgërryhet baltave të historisë nga fati tij i keq, por edhe nga faji i tij tragjik!

Unë përulem përpara këtyre djemve dhe vajzave me lotë në sy dhe me zjarr në zemër duke i falenderuar sepse kanë bërë atë që qysh nga viti 1968 rrugëve të Parisi, Madridit, Romës, Berlinit, Nju Jorkut studentët nuk e kanë bërë. Ata ditën ta bëjnë!

Hallall mundimi për t’ju dhënë dije! Ju u treguat profesorë e shkuar profesorëve!

Ata djem e vajza kanë ideale në mendje e zemër!

Ata janë përtej pocaqive, dhe shpresa se me ta mund të mendojmë një të ardhme përtej pritshmërive banale, mediokre, ku vendi dhe politika është futur!

Ata janë shpresa jonë!

Ata nuk i ha dot as Saturni as qytetare Vdekja!

Përulem!”-shkruan Artan Fuga./Fjala.al/

Të fundit

Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Togat e zeza kanë rrëzuar këtë të premte kërkesën e Redi Mollës për të dalë nga qelia. Ish-drejtori në...

Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke (analiza e thelluar)

Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandë? Kroacia organizoi paradën e...

SPAK mbyll hetimet, Vëllai dhe kushëriri i deputetit ndihmuan për vrasjen e Durim Bamit

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen me gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për disa ngjarje të rënda...

Vrasja e rojes me porosi nga Dubai, zbulohet roli i 42-vjeçarit të arrestuar

Një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në qytetin e Vlorës, është arrestuar...

Ministria e Bujqësisë hap aplikimet për Skemën e Investimeve

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur zyrtarisht skemat e reja për mbështetjen e fermerëve. Këtë vit janë 9 skema mbështetëse, përveç atyre...

Lajme të tjera

Web TV