“Nuk ishte e lehtë lamtumira me ty”, Ismail Kadare mesazh të ndjerë për Maks Velon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten e tij Helena Kadare, i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes së arkitektit dhe piktorit të njohur Maks Velo, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.

Në mesazhin e tyre ata shprehen:

“Nuk ishte e lehtë lamtumira me ty Maks Velo. Emri yt do të kërkonte gjithmonë kujtesën. Dhe do ta kishte gjithmonë atë, të qartë e të ndritshme ashtu siç ishte imazhi yt kur të kishim mes nesh.”

Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare. Kujtojmë se Velo vuante nga anemia dhe ishte i shtruar prej disa ditës në QSUT.

Maks Velo ka lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha.

Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.

Të fundit

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Kryeministri Edi Rama thotë se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një...

Niveli më i ulët historik! Rënia e euros në këmbim me lekun, thyen rekorde të reja

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të...

Mbase e meritojmë shkatërrimin!

Ben Andoni Shqipëria ishte një nga vendet më të angazhuara për nënshkrimin e Traktatit të Mjedisit në 2015. Asokohe, plot 197 vende e vunë firmën...

Lajme të tjera

Web TV