Raporti i Freedom House/Lubonja: Rama po kontrollon gjithçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar raportin e Freedom House si tregues të kapjes dhe kontrollit të gjithçkaje nga ana e kryeministrit Rama.

Sipas Lubonjës, kjo nuk është diçka e re, pasi mediat dhe demokracia në Shqipëri është e kapur prej kohësh.

Ne duket sikur duam ta shohim veten në pasqyrën e besueshme të të huajve dhe e marrim si konfirmim, gjëja është evidente te ne. Ne e marrim si referim te të huajt, por ne që jemi gazetarë kemi kohë që e themi që mediat janë të kapura, të shara, gjithnjë e më të nëpërkëmbura, të blera, dhe kjo është një strategji e qartë pushteti. Kështu që nuk është se e zbuluam, e kishim, por pyetja është se çfarë duhet bërë, si duhet të dalim nga kjo situatë. Unë gjykoj që sistemi mbahet me media, jo me polici. Kam folur për trekëndëshin pushtet politik, pushtet mediatik dhe pushtet ekonomik, ky është thelbi i gjësë. Ajo që ka bërë që të zbritet edhe më në këtë sistem, është fakti se Edi Rama në projektet e tij për të kontrolluar gjithçka, e ka çuar edhe më kontrollin. Nëse në kohën e Berishës kishim një bashki që ishte e Ramës, apo dhe televizione të ndara me politikën, pra kishim më shumë pluralizëm oligarkiko-mediatik, ky i ka kontrolluar edhe më shumë. Duke i kontrolluar edhe më shumë shfaqet fenomeni dhe vijmë të raporti i Freedom House”, tha Lubonja për News 24.

Të fundit

Zelensky zbardh bisedën, liderët e BE telefonojnë nga Tirana presidentin Trump

Liderët e Bashkimit Evropian u takuan sot në Tiranë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku ndër...

Destinacionet më të mira në botë për verën e 2025

Në një verë që të gjithë do të betoheshin se do t’i kalonin pushimet në bregdet, të dhënat e fundit të fluturimeve nga Mastercard...

Maliq, sherr me thika mes të miturve, plagoset 14-vjeçari

Konflikt mes adoleshentëve në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku ka degraduar deri në përdorimin e thikave. Një 14 vjeçar ka goditur me mjet prerës thikë...

Përralla vazhdon, Kryeplaku i PD: I them Ramës se nuk do ta gëzojë mandatin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në Samitin e IDU në Bruksel. Pas përfundimit të samitit, Berisha tha se zgjedhjet në...

“Votat e Greqisë do të numërohen të gjitha, nuk janë gjetur parregullsi”

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka shpallur vendimin e marrë lidhur me kontestimet e votave të diasporës të ardhura nga Greqia. Celibashi ka...

Lajme të tjera

Web TV