SPAK fillon hetimet për 10 emra të mëdhenj të drejtësisë, nuk pranuan deklarimin e pasurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar më 28.04.2020, kallëzimin penal Nr. 91, të shtetasit Fran Dashi për 20 shtetas ish-gjyqtares dhe ish-prokurorë, pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal.

Arsyeja pse janë kallëzuar këta persona janë deklarimet e kryera nga subjektet në fjalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja RAPORTON Fax News.

SPAK ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe arriti në përfundimin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Duke u nisur nga kjo gjë është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Ndërsa për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar procedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal./Fjala.al/

Të fundit

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Regjistrohet rrufeja 829 kilometra e gjatë

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në...

Lajme të tjera

Web TV