Ta nisim me reformën zgjedhore, si dalje nga krizat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Reforma  Zgjedhore, pikënisja e ndryshimeve politike, shenjë e praktikave që duhen për daljen nga krizat. Keshtu mendoj. Edhe pse jemi në kohë të rëndë mbylljeje diktatoriale nga shkaku i pandemisë botërore, më mirë ta ngremë këtë çështje edhe kur na duket si herët, për të mos qenë fatalisht vonë.

Me rifillimin e debatit për reformën zgjedhore, politika po hedh hapat e para të daljes së saj nga karantina e covid -19. Gjatë krizës së madhe shëndetësore dhe izolimit alarmant që vazhdojnë, duhet përmendur se roli i opozitës dhe i kryetarit të saj Lulzim Basha ishin qëndrime korrekte me situatën. Kujtojmë se opozita vazhdimisht propozoi paketa masash nga ekspertë të saj në fushën e mjekësisë dhe hodhën ide të ndryshme për përballimin e situatës ekonomike, për të ndaluar rënien galopante, duke sqaruar pozicionin e saj dhe se kjo nuk ishte koha për akuza politike. Por si gjithmonë ndryshe qeveria dhe kryeministri, qëndrimi i opozitës nuk i dukej aq i përshtatshëm. As që mund të flitet per bashkëpunim. Herë pas here për ta shkëputur vëmendjen nga situata e rëndë pozita shigjetonte opozitën duke e sulmuar në rrjetet sociale për propozimet e saj. Ndërkohë diçka dëgjonte edhe qeveria, sepse një pjesë të propozimeve të marra nga opozita i miratonte disa ditë më pas si të sajat.

Por le të kthehemi tek rëndësia që ka zgjidhja që ofron “Reforma  Zgjedhore” në këtë kohë krize komplekse. E para që duhet të theksojmë është se duhet kuptuar mirë, nëse kjo periudhë e vështirë me të cilën vazhdojmë të përballemi a i ka shërbyer pozitivisht politikës, e cila duhet ta tregojë që ka reflektuar? Sot ka sfida shumë herë më të mëdha, jo vetëm se debatet politike të rëndomta ose jo, sfidat e mbijetesës dhe të punës, të normalizimit dhe ringritjes. Qeveria duhet të tregojë që është e gatshme të njohë përgjegjësitë e saj ndaj shumë sfidave që na presin gjatë këtij viti kaq të vështirë dhe hierarkinë e detyrave. Duke shpresuar që mos të vazhdojmë me avazin e lojës së vjetër “E ka kush e ka” dhe barra e rëndë në të cilën ndodhet vendi si gjithmonë u rëndon qytetarëve, taksapagueve, që e ripanë sa të pasigurt janë në ketë krizë sanitare. Mendoj që është shumë e rëndësishme si nisje për mbarë që të jepet sa më parë një zgjidhje e shpejtë dhe e pavonuar e Reformës Zgjedhore, qeveria duhet t’i japi dakortësi opozitës për ndryshimet operative të kërkuara prej saj, por që i duhen superstrukturës së vendit. Është detyra e qeverisë që pas një kohe kaq të gjatë përplasjesh me opozitën të ulet e të dëgjojë vërtet atë. Është shumë e nevojshme që në zgjedhjet e vitit të ardhshëm të shkohet me një klimë të paqtë, me normalitetin e domosdoshem social, ku të mundësohet zhvillimi i zgjedhje të lira dhe demokratike si një mundësi dhe garanci drejtimi. Një klimë e acartë politike nuk do t’i shërbente aspak qytetarëve, por sharlatanëve politikë dhe do e dëmtonte akoma edhe më shumë situatën ekonomike  të gjithkujt duke u dhënë vazhdimësi spekulimeve oligarke. Është koha më e volitshme dhe detyrë imediate për të gjithë forcat politike në vend, të cilat me maturi dhe në kohë duhet të hedhin hapa të rëndësishme për krijimin e kushteve të favorshme që pas kaq shumë kohësh në vendin tonë të punohet që “të zhduken” historitë e vjetra, dukuritë e tmerrshme që zhvillohen në fushatat epidemike elektorale, nga kandidimi i personave me rekorde dhe precedentë penalë, të cilët blejnë votat e zgjedhësve, të zhytur në krizën e varfërisë, për të hyrë në parlament e zhurmshëm.

Lexo edhe :  Kaq ishte!

Reforma zgjedhore duhet të shërbejë për t’i dhënë fund modelit të zgjedhjeve, ku përdoren asetet shtetërore në shërbim të partisë në pushtet. Nëse nuk jemi në gjendje t’i japim zgjidhje formës për të mundësuar zgjedhje të lira dhe demokratike, nuk do të jemi në gjendje për të bërë asgjë tjetër. Do të mbetemi në izolime te tjera te dukshme dhe të padukshme. Janë kërkesa të drejta të opozitës, për Reformën  Zgjedhore. Nuk jemi herët që po flasim për to, e përsëris, se ndryshe do të jetë vonë. Nuk mund të vazhdohet të kemi gjithnjë e më shumë pjesë të klasës politike persona të padenjë, të cilët e shohin politikën si mundësi e shpejtë e pasurimit vetjak në kurriz të të tjerëve.

Reforma  Zgjedhore duhet të mundësojë një hapësirë për elitën intelektuale të vendit, me kapitull moral dhe dijeje, ku mund të kontribojnë personalitete të fushave të ndryshme për shtetin e shoqërinë, të shkencës, në ekonomi e mjekësi, të kulturës dhe kujtesës kolektive. Është një mundësi e kësaj klase politike për të sjellë ndryshimin përpara se të jetë detyrë vetëm e shoqërisë. Porosia e presidentit amerikan Abraham Lincoln është e qartë dhe aktuale shumë më tepër për ne tani: “Zgjedhjet i përkasin popullit. Është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin t’i kthejnë shpinën zjarrit dhe djegin kurrizin, atëherë do të detyrohen të shtrihen të flenë mbi flluskat e tyre”. Pra do të shtojmë sëmundjet tona. Dhe tani një porosi nga Kryeministri anglez Winston Churchill për politikanët: “… politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit per të ardhmen e vendit”. Ta nisim nga e para që të shpresojmë që shteti të bëhet me personalitet e duhura, burra dhe gra, me reformat që duhen, në kapërcim të krizave…

Të fundit

Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e...

“Motra ime solli në Tiranë dokumentin final!”/ Rama jep lajmin e mirë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë në kuadër...

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen në orët e fundit tregon...

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u...

Përplasja me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Lajme të tjera

Web TV