Reforma zgjedhore/ BE i kërkon qeverisë dialog me opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa sherri dhe kaosi ka përfshirë Parlamentin tonë, BE mbajti dje një qëndrim për të normalizuar situatën aktuale, duke kërkuar që palët të ulen për dialog, sidomos në çështjen e Reformës Zgjedhore. Parlamenti Europian rekomandon 7 pika duke përfshirë edhe ngritjen e komisioneve hetimore, si formë llogaridhënie nga qeveria.

Në kuadër të proceseve integruese të vendit tonë, Parlamenti Europian ka dalë me disa përfundime, duke rekomanduar edhe përmirësim të klimës politike. Duke u ndalur në çështje konkrete, pikë themelore mbetet Reforema Zgjedhore, ku specifikisht i kërkohet mazhorancës bashkëpunim me opozitën për të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIR. Bashkimi Europia kërkon nga Qeveria që të respketojë edhe opinionin e opozitës në lidhje më Reformën Zgjedhore. Kjo ishte edhe një prej rekomandimeve të Parlamnetit Europian. Komiteti i Parlamentar i Stabilizim Asociimit, BE-Shqipëri e zhvilloi mbledhjen e tij të 17 me 22 janar 2024 në Bruksel. Në këtë mbledhje u trajtuan çështje si: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Politikat e Zhvillimit Ekonomi, Media, Shoqëria civile, rinia dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. PE në këtë mbledhje ka miratuar rekomandimet për projekt-rezolutën për Shqipërinë, ku kërkohet që në Reformën Zgjedhore të përfshihet edhe opozita dhe po ashtu Komisionet Hetimore të përdoren për të rritur llogaridhënien. Parlamenti Europian miraton në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë. Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohet kryesisht këto çështje kryesore: “Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës. Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore. Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri. Shpreh keqardhjen që pavarësisht krijimit të komitetit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor”.

Lexo edhe :  Rama merr pjesë në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025

Sistemi i Drejtësisë

Ndër të tjera në rekomandime flitet edhe për sistemin e drejtësisë. Kërkohet që mos të ndërhyet nga politika. “Bën thirrje për shmangien e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, dhe të eleminohet korporatizmi. Bën thirrje që të sigurohet që procedurat dhe vendimet gjyqësore të mbahen sipas standardeve të qëndrueshme, pa standarde të dyfishta. Theksojmë nevojën për miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve të nevojshme në ligjet e reformës në drejtësi. Këto reforma janë thelbësore për një gjyqësor të pavarur që u përmbahet praktikave më të mira ndërkombëtare, duke garantuar drejtësi, paanshmëri dhe efikasitet”, thuhet në rekomandim. Ndërsa në kuadër  të Procesit të Berlinit, thekson rëndësinë e zbatimit të reformave të nevojshme për përthithjen efektive të fondeve, duke përforcuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Korrupsioni

Po ashtu në tekst shprehet edhe shqetësimin se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar. “U kërkon institucioneve shqiptare të intensifikojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin, duke theksuar nevojën për veprime efektive dhe të vazhdueshme, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë. Mirëpret ndryshimet e ligjit specifik për Rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Evropian, duke kërkuar që ti ofrohen mundësitë opozitës, të përfshihen plotësisht në procesin e integrimit evropian”, thuhet në rekomandime.

Për median

Ndërsa në lidhje me median, në rekomandime këkrohet mbrojtja e gazetarëve. “Thekson nevojën për të mbrojtur gazetarët nga pengesat ligjore dhe institucionale. Kërkon veprime për të siguruar një mjedis të sigurt për gazetarët, duke mbështetur një peizazh mediatik të lirë dhe të drejtë, thelbësor për forcimin e demokracisë në Shqipëri”, thuhet në rekomandim.

Të fundit

Alarmi i OKB: Mbi 500 mijë fëmijë afganë rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025

Më shumë se 500 000 fëmijë në Afganistan rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025, paralajmëruan Kombet e Bashkuara....

Spanjë, kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Garda Civile Spanjolle dhe Policia Kombëtare kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët në zonën Rego do Alcalde, në San Miguel de...

Zbulohet numri i aplikantëve në platformën e PS “Deputeti që Duam”, Kuko tregon risitë

Partia Socialiste krahas përpjekjeve për të maksimizuar votën e diasporës në parlamentaret e 11 Majit, paralelisht është duke avancuar, me përzgjedhjen e kandidatëve për...

Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë do të vazhdojnë të paguhen

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gjithë punonjësit e institucioneve paralele serbe, që u mbyllën më 15 janar nga autoritetet kosovare,...

Deputeti i PD publikon videon/ Në Bashkinë Patos ka nisur blerja e votës

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, ka ndarë video në rrjetin social Facebook, ku pretendon se PS ka nisur blerjen e votave. Baçi thotë se...

Lajme të tjera

Web TV