Reforma zgjedhore/ PD dhe Rithmelimi sherr për listat e hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse pritet të mbahet ditën e nesërme mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, palët kundërshtare brenda PD-së kanë paralajmëruar sherrin e radhës. Pika kryesore ku ndahen është posti i bashkëryetarit të reformës, por edhe propozimet e ndryshimeve ligjore në Kodin Zgjedhor siç është ideja e PD-së zyrtare për listat e hapura.

Reforma Zgjedhore që në gjenezë po krijon një frymë bashkëpunimi jo vetëm dy poleve të kundërta politike, por edhe vetë brenda Partisë Demokratike të ndarë mes Themelimit të Berishës dhe PD së Bashës. Edhe pse ende spo ulen në tryezë, diskutimet janë bëre edhe në rrjetet sociale, në formën e dhënies së mendimit. PD e Bashës nuk heq dorë nga listat e hapura. Enkelejd Alibeaj, në një reagim të bërë në rrjetet sociale, shprehet se Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është vendi ku bëhet shoë politik. “Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet shoë politik, qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës. Opozitarizmi nuk është çertifikatë që të mund ta shpërndajë dikush. Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës. Aty, çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, me kërkesë të vetë PDSH. Secili ka të drejtë dhe detyrim të marrë pjesë, të ulet, të punojmë e të bëjmë propozime opozitare bashkë”, është shprehur Alibeaj në një status në Facebook. Duke iu përgjigjur deklaratës së Bardhit, ai thotë se opozitarizmi nuk është certifikatë që të mund ta shpërndajë dikush. “Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim&numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qëndrim. PD është e vendosur për reformë zgjedhore për shqiptarët”, thotë ai.

Reagimi i Sulës ndaj Alibeajt

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i përgjigjur demokratit Enkelejd Alibeajt për Reformën Zgjedhore. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sula i drejtohet Aliebeajt duke i thënë se “Pse u kujtove për reformën kur t’u hoq karrigia?”. “E vërtetë! Opozitarizmi fals nuk është certifikatë që e jep dikush, por fletë emërimi që e lëshon Edi Rama. Turp për këdo që e pranon!”, është shprehur Sula. Ai ka shtuar disa pzetje për kolegun e tij demokrat. “Pyetjet pa përgjigje vijon të mbetet: Pse nuk u mblodh për 22 muaj Komsioni i Reformës Zgjedhore?  Pse u bllokua puna e Komisionit me dakortësi për 22 muaj? Pse u kujtuan për Reformën vetëm kur ju hoq karrigia që mbante të bllokuar Reformën? Pse vijonë të hiqen diçka që nuk janë? Pse duan të mbajnë në këmbë strategjinë e “kërpëratave të 2020”? Pse nuk mbajnë parasysh detyrat e Komisionit të Venecias? Përgjigjuni! Demokratët dhe opozitarët po presin përgjigje! Boll u bëtë megafoni i prishur i Edi Ramës!”, ka shkruar Dashnor Sula në Facebook.

Reagimi i Bardhit ndaj Alibeajt

Deputeti Gazment Bardhi pas mbledhjes me deputetët e grupit të Rithemelimit dha një deklaratë për mediat ku foli për mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore që është caktuar të mbahet të premten (26 janar) në orën 10:00 në sallën Pjetër Arbnori. Ai paralajmëroi një përsëritje të skenarit të mbledhjes së kaluar në 19 janar, e cila u bllokua nga deputetët e grupit të tij dhe të Rithemelimin me pretendimin se nuk ishin përfaqësuar në komisionin bipartizan për ‘Zgjedhoren’. “Kuvendi ka një traditë të funksionimit të këtij komisioni. Opozita dhe mazhoranca jo thjesht duhet të kenë numra të barabartë por vullneti i njërës paalë nuk mund t’i mbivendoset palës tjetër. Vijimi i farsës duke ripërsëritur kërpëratat e 2020 në një reformë të njëanshme zgjedhore të paralajmëruar për të premten është një tjetër fasadë të atyre që për 22 muaj bllokuan reformën zgjedhore duke i mundësuar Edi Ramës zgjedhjet e 14 majit me të njëjtat problematika”, u shpreh Bardhi. Sa i takon qasjes së deputetëve në mbledhjen që u mbajt, Bardhi tha se vendimi është i qartë, duke nënkuptuar sërish bllokimin e mbledhjes së komisioneve deri në plotësimin e e kushteve të opozitës. “Mbledhjet që thirren, thirren si fasadë, dihet qëndrimi i opozitës sa i takon komisioneve, nuk lejohen derisa të përmbushen kushtet. Po tentojnë ti hedhin hi syve qytetarëve, që nuk janë këta që e bllokuan për 22 muaj, por po e bllokon opozita”, shtoi ai. Sa i takon propozimit të Bashës për lista të hapura, Bardhi u shpreh se Basha nuk i ka dashur kurrë, pasi do t’i kishte propozuar që në vitin 2019 në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Ndërsa PD zyrtare ka nisur punën me mazhorancën për Komisionin e Reformës Zgjedhore, Gazment Bardhi pas takimit me deputetët e Berishës ka shigjetuar Bashën duke i thënë se PD nuk është parti për të prodhuar mandat për të apo dy të tjerë, por duhet të jetë një parti alternativë. Sa i takon propozimit të Bashës për lista të hapura, Bardhi thotë se Basha nuk i ka dashur, pasi do t’i kishte propozuar që në vitin 2019 në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. “Për çdo opozitar, siç thotë vendimi i Kuvendit, duhet të reflektojë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, konstatimet e Komisionit të Venecias. Çdo opozitar që e ka patur prej vërteti betejën që bëmë në 2021, ku Rama hoqi koalicionet nga kodi zgjedhor, do duhet ta nisë nga aty. Për listat e hapura nuk është çështje që diskutohet për herë të parë. Është propozim i mirëpritur. Nuk e ka bërë Basha për herë të parë, se të kishte qenë pro kishim bërë që në 2019 dhe ishte bërë pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit. E nisim nga këtu, e sigurt është që ne nuk luajmë për rolin e një partie të vogël që synon të prodhojë mandat për Bashën, dhe dy të tjerë. PD është alternativë, do duhet të jetë alternativë për pushtetin. Nëse duan parti të vogël për të siguruar dy mandate ta vazhdojnë, nuk është betejë e grupit të PD”, tha Bardhi.

Të fundit

Spanjë, kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Garda Civile Spanjolle dhe Policia Kombëtare kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët në zonën Rego do...

Zbulohet numri i aplikantëve në platformën e PS “Deputeti që Duam”, Kuko tregon risitë

Partia Socialiste krahas përpjekjeve për të maksimizuar votën e diasporës në parlamentaret e 11 Majit, paralelisht është duke avancuar, me përzgjedhjen e kandidatëve për...

Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë do të vazhdojnë të paguhen

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gjithë punonjësit e institucioneve paralele serbe, që u mbyllën më 15 janar nga autoritetet kosovare,...

Deputeti i PD publikon videon/ Në Bashkinë Patos ka nisur blerja e votës

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, ka ndarë video në rrjetin social Facebook, ku pretendon se PS ka nisur blerjen e votave. Baçi thotë se...

Manastirliu fton të rinjtë: Vota për PS, votë bashkimi për shqiptarët

Në 33-vjetorin e themelimit të Forumit Rinor të Partisë Socialiste (FRESH), u zhvillua Kuvendi Rinor i Tiranës, një aktivitet ku morën pjesë drejtuesit politikë...

Lajme të tjera

Web TV