Yuri Kim nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme me ministrin Sandër Lleshaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka nësnhkruar sot një marrëveshje me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Marrëveshja synon zbatimin e ligjit të Regjistrimit të Emrave të Pasagjerëve në Shqipëri dhe si dhe thellimin e bashkëpunimit amerikano-shqiptar për ligjzbatimin dhe kundër terrorizmit.

“Më 8 maj 2020, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nënshkruan një memorandum bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, i cili synon zbatimin e ligjit të Regjistrimit të Emrave të Pasagjerëve në Shqipëri dhe si dhe thellimin e bashkëpunimit amerikano-shqiptar për ligjzbatimin dhe kundër terrorizmit.

Duke përdorur të dhënat mbi udhëtarin është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të Shqipërisë për të kontrolluar ata që kërkojnë të hyjnë ose të dalin nga Shqipëria, përfshirë terroristë, kriminelë kalibri dhe aktorë të tjerë keqdashës, për t’i penguar ata që të udhëtojnë, në harmoni me detyrimet e saj ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Shqipërinë për angazhimin e saj të vazhdueshëm në përmirësimin e sigurisë kufitare për të ndalur lëvizjet e terroristëve në kuadër të luftës botërore kundër terrorizmit dhe e mirëpresim këtë bashkëpunim të ri.”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Të fundit

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Trump kërkon takim me Putin javën e ardhshme

I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim shumë produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. Është arritur përparim i madh!”. Ky ishte...

Lajme të tjera

Web TV