“Duhej të ishte marrë seriozisht me koronavirusin”, Obama i jep ‘shuplakë’ Trump-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barack Obama “fshikullon” pasuesin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa nuk kursen kritikat për Donald Trump për përgjigjen e administratës së tij ndaj krizës koronavirus, duke e përshkruar si “një tmerr kaotik absolut”.

Ish-presidenti Obama tha se Trump duhej të ishte marrë seriozisht që në fillim me pandeminë vdekje-prurëse, ndërsa u shpreh se beson se demokratët duhet të mbështesin zv.presidentin Joe Biden në garën e nëntorit, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të mposhtuar Donald Trump.

Në një intervistë 30 minutëshe, Obama tha se përgjigja dhe reagimi ndaj krizës së Covid-19 duhet ti shërbejë amerikanëve si një thirrje se përse qeveritë dhe udhëheqësit e fortë janë të nevojshëm në kohë krize.

Sipas tij, tani më shumë se kurrë demokratët duhet të mbështesin Biden. Obama tha se do të përfshihet edhe vetë në fushatën elektorale të Biden, për ta ndihmuar në çdo aspekt ish krahun e tij të djathtë në Shtëpinë e Bardhë. /Fjala.al/

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV