“Kurba epidemike po njeh vetëm rritje, do të ketë një valë të dytë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vatrat e koronavirusit në Shqipëri dhe si ka evoluar që nga zbulimi i rasteve të para. Covid-19 mes nesh që në janar? Ulqinaku: Nuk ka asnjë bazë shkencore

Vëmendja dhe forcat mjekësore duhet të orientohen drejt sëmundjeve të tjera, të cilat kanë një peshë specifike shumë më të madhe. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, epidemiologu Dritan Ulqinaku u shpreh se tashmë jemi të gatshëm të shkojmë drejt normalizimit të jetës dhe Covid-19 duhet të konsiderohet si një prej infeksioneve të shumta që prek njeriun. Ulqinaku theksoi se pretendimet për prezencë të këtij virusi në Shqipëri që në janar, nuk kanë asnjë bazë shkencore. Sipas epidemiologut, ajo që duhet t’i kushtojmë rëndësi është të jemi të përgjegjshëm dhe më të përgatitur përballë një vale tjetër virusi, nëse nuk duam t’i përjetojmë përsëri ditët e karantinës totale.

Si e vlerësoni situatën epidemiologjike në vend?

Situata në vendin tonë paraqitet me raste sporadike dhe me vatra kryesisht familjare të Covid-19, situatë e cila nuk ka ndikuar në rëndimin e sistemit shëndetësor në asnjë hallkë të tij. Mendoj se krahasuar me vendet fqinje Shqipëria është nga vendet me numrin me të ulët të rasteve dhe vdekjeve.

Në ç’fazë ndodhet aktualisht Shqipëria për sa i përket Covid-19?

Mendoj se tashmë që kaluam fazën e parë, pra ardhjen e rasteve në vend, përballjen me pacientët e parë, trajtimin e tyre në spital dhe në reanimacion, jemi të gatshëm të shkojmë drejt normalizimit të jetës. Dua të kuptohet që normalizim do të thotë se jo e gjithë vëmendja dhe forcat tona duhet të orientohen drejt këtij infeksioni, por duhet të fillojmë të merremi dhe me sëmundje të tjera, që kanë një peshë specifike shumë më të madhe. Ne duhet të fillojmë ta konsiderojmë Covid-19 si një prej infeksioneve të shumta që prek njeriun, por gjithmonë gjej rastin t’u kujtoj qytetarëve që nuk duhet t’i heqim për një kohë të gjatë rregullat e distancimit social dhe kryesisht fizik.

Duke qenë se jemi drejt hapjes graduale, cili duhet të jetë kujdesi i qytetarëve shqiptarë?

Përsëri mendoj se hapja nuk duhet të jetë graduale por në disa raste e shpejtë, duke ditur tashmë veçoritë e këtij virusi. Unë, personalisht, do të isha që aktivitetet sportive duhet të kishin filluar, sigurisht në fillim pa spektatorë ose tifozë. Parqet për qytetarët duhet të ishin hapur. Sigurisht që nuk është koha për të lejuar koncerte në salla të mbyllura apo transportin publik të ngarkuar.

Lexo edhe :  Rama tallet me Berishën: E mbani mend kur thoshte se po ia kalonim Gjermanisë?

Mendoni se mund të kemi një valë të dytë të virusit?

Të gjitha gjasat të çojnë se do të kemi një valë të dytë të virusit, ndoshta dhe një të tretë, gjë e cila nuk ka pse na frikëson, por duhet të na bëjë më të përgjegjshëm dhe më të përgatitur nëse nuk duam t’i përjetojmë përsëri ditët e karantinës totale. Fakti që virusi është përhapur në të gjithë botën dhe kurba epidemike globale po njeh vetëm rritje, më bën të mendoj se do të jetë apo do ketë valë të tjera.

Sa ndikon rritja e temperaturave në parandalimin e viruseve?

Mendohet që ndikon pozitivisht në uljen e virulencës së virusit, por akoma nuk ka studime të mirëfillta për Covid-19 në lidhje me këtë.

Ç’qëndrim mbani lidhur me deklaratat që ky virus ka qenë prezent në Shqipëri që në muajin janar?

Nuk ka asnjë bazë shkencore për arsyen e vetme se po të kishte pasur qoftë dhe një rast të vetëm në Shqipëri në janar, në mungesë të masave të marra (kujtojmë se masat filluan të merren mbas datës 8 mars) numri i të infektuarve dhe rrjedhimisht i të vdekurve në vend do të ishte minimalisht 10 herë më i lartë.

Për sa u përket testeve serologjike, cila është arsyeja që ende nuk kanë nisur masivisht testimet me personelin mjekësor?

Nuk e di me siguri, por testimet masive duhet të kenë një sens epidemiologjik. Nëse do të bëhen nga presioni i politikës apo i ndonjë gjëje tjetër, në këtë moment do të rezultonin zero. Në gjykimin tim duhet të bëhen vetëm atëherë kur të vijë vaksina.

Së fundmi Italia është duke përdorur terapinë plazmatike me antitrupa nga pacientët e shëruar. Mendoni se kjo metodë mund të aplikohet në vendin tonë?

Sigurisht që edhe kjo metodë do të përdoret krahas metodave të tjera bashkëkohore.

Të fundit

Gratë punojnë më shumë, por fitojnë 23% më pak se burrat

Një raport i fundit i publikuar nga OBSh ka nxjerr në pah se shumë vende janë larg objektivit për...

Ellen nuk njihet me pamjen dhe stilin e ri të jetesës

Ellen DeGeneres duket se ende nuk është përshtatur me jetën e saj të re në rajonin e Cotswolds, Angli, pasi u zhvendos nga Shtetet...

Eksperti i pasurive të paluajtshme: E pamundur të gjesh prona me 1000 euro metri katror

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Indrit Abdiu, analizoi në” Top Talk Economy” situatën e pasurive të paluajtshme në vendin tonë. Çmimet e apartamenteve po shënojnë...

Krimi në Has i paralajmëruar? Dje viktima u konfliktua me autorin për pronat

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Has, ku një 34- vjeçar është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka...

Taulant Balla tallet me Lapajn: Mos ka gisht Agron Shehaj që të zunë mat kandidatin?

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet" në Sarandë, Ergys...

Lajme të tjera

Web TV