Edhe pse në kushte pandemie qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar nuk u ndalën të festojnë 75-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Me këtë rast mbretëresha Elisabeth gjatë fjalimit të drejtuar kombit për Ditën e Fitores tha se rrugët nuk janë bosh, por plot me dashuri për njëri-tjetrin.
Mbretëresha Elisabeth iu drejtua popullit të saj me një fjalim të regjistruar pak ditë më parë në kështjellën Windsor ku është izoluar së bashku me Princin Philip për shkak të Pandemisë.
“Ju flas sot në të njëjtën orë si im atë para 75 vitesh” u shpreh ajo pasi edhe babai i saj, mbreti George VI, pikërisht nga ky pallat iu komunikoi përfundimin e luftës në Europë dhe fitoren mbi nazistët.
Pas këtij fjalimi, mbretëresha ftoi britanikët të këndonin himnin “We will meet again” si dhe të hapnin dyert dhe dritaret për të frenuar përhapjen e virusit.
Burimi: https://www.dailymail.co.uk/news/article-8301529/The-Queen-pays-tribute-Britains-lockdown-spirit-salutes-VE-Day-veterans-speech.html