Panik në Shtëpinë e Bardhë/ Rezulton me Covid-19 asistentja e Ivanka Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë ndodhet në panik tashmë pas rezultimit pozitiv me koronavirus të asistentes personale të vajzës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump.

Ndërsa para dy ditëve u raportua se një zyrtar i Marinës i cili vepron si një nga shërbëtorët personal të Trump, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, Presidenti i Amerikës e priti me shumë shqetësim këtë lajm.

Së fundi CBS Neës raporton se ndihmësja e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me koronavirus, duke e rritur akoma më shumë tensionin në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, ky rast mendohet se nuk ka rrezik për vajzën e Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh.

Ndër të tjera shtohet se asistentja është asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte./Fjala.al/

Të fundit

Turqia kopjon Izraelin: Çfarë është “Steel Dome”, kupola që mbron nga sulmet raketore

Kompania turke e mbrojtjes Aselsan ka dorëzuar një paketë të gjerë komponentësh që do të përbëjnë arkitekturën e mbrojtjes...

Aksidentohet ish-kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në shtetin amerikan të Nju Hempshajrit. Giuliani ishte pasagjer në...

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, dyshohet për qindra viktima

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 Rihter goditi Afganistanin pak minuta përpara mesnatës. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka shembur dhjetëra ndërtesa duke bërë...

Shtatori nis me diell/ Parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Dita e parë e shtatorit do të nisë  me mot të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave nga...

1 Shtator 1939 – Gjermania pushton Poloninë, nis Lufta e Dytë Botërore

Në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit 1939, pa ndonjë shpallje formale lufte, Gjermania naziste nën drejtimin e Adolf Hitlerit, nisi një...

Lajme të tjera

Web TV