PSG kërkon të mbajë Icardin, por vetëm nëse plotësohet një nga këto kushte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Paris Saint-Germain ka vendosur që t’i kërkojë skuadrës së Interit që të zgjasë huazimin e sulmuesit Mauro Icardi, ose të ulë çmimin e kartonit të tij nga 70 milionë në rreth 50 milionë euro.

Argjentinasi ka zhvilluar një sezon pozitiv në Paris, duke shënuar 20 gola dhe duke siguruar katër asistime në 31 ndeshje.

Momentalisht ai është në huazim me një mundësi blerjeje prej 70 milionë euro dhe raportohet se PSG dëshiron të negociojë ndryshime në këtë situatë.

Gazeta franceze L’Equipe raporton se  ideja është ose të zgjasë huazimin e lojtarit për një sezon tjetër, ose të kërkojë uljen e çmimit të kartonit të tij që ta blejë.

Kampionët e Ligue 1, të shpallur pas anulimit të vazhdimësisë së kampionatit  për shkak të Covid-19, kanë paguar 13 milionë euro për huazimin një-sezonal, kështu që në teori do të paguanin deri në 67 milionë euro nëse do të përsëritej huazimi.

Ndërsa, Interi dëshiron të përfitojë shumë nga 27-vjeçari, i cili nuk është pjesë e planeve të trajnerit Antonio Conte./Fjala.al/

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV