Koronavirusi/Gjermania zbulon skandalin e tmerrshëm mes Kinës dhe OBSH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermanët kanë nxjerrë në dritë mashtrimet e Kinës me koronavirusin. Sipas një raporti të ri, theksohet se presidenti kinez Xi Jinping i ka kërkuar personalisht Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom, që t’i japë me vonesë informacionet në lidhje me një kërcënim të mundshëm të botës nga koronavirusi.

Sipas gazetës gjermane Der Spiegel e cila ka publikuar edhe lidhjet mes presidentit kinez dhe Shërbimit Federal të Inteligjencës gjermane.

Sipas ngjarjeje të ndodhura deri më tani, disa orë pasi u përhap lajmi mbi koronavirusin  OBSH i cilësoi të dhënat si të “të pabaza dhe të pasakta”.

“Më 21 janar, udhëheqësi kinez Xi Jinping i kërkoi shefit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus që të përmbajë informacionet në lidhje me transmetimin njeri-në-njeri dhe të vonojë paralajmërimin e një pandemie”, shkruan Der Spiegel.

Sipas raportit fshehja e informacionit nga ana e shtetit kinez, bëri që bota të humbiste kohë nga katër deri në gjashtë javë të vlefshme për të luftuar koronavirusin.

“Tedros dhe presidenti Xi nuk kanë folur më 21 janar dhe s’kanë folur kurrë në telefon. Raporte të tilla të pasakta shpërqendrojnë dhe dëmtojnë përpjekjet e OBSH-së dhe botës për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit”, thuhet në reagimin e OBSH-së.

Nëse raporti që ka dalë nga shërbimi i inteligjencës gjermane do të konfirmohej si i saktë, atëherë do të kishin kuptim edhe  deklaratat e Donald Trump, se OBSH është bërë mjet  i “propagandës kineze” dhe se presidenti vendosi të ndalojë financimin e OBSH-së.

Të fundit

Përse Ben Blushi ka të drejtë

Ilir Yzeiri Dje shkrimtari dhe publicisti i njohur Ben Blushi botoi shkrimin «Ku mund t’i gjejnë studentët universitetet tona ?», fillimisht në profilin...

“Vuloset” lista e Tiranës, ja deputetët që futen zyrtarisht në Parlament

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për qarkun e Tiranës, për secilin kandidat fitues në zgjedhjet e...

Denoncimi/ Ja si Rakip Suli po prish stadiumin për të ndërtuar godinën e re të Bashkisë

Partia e Lirisë denoncoi sot publikisht kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, se po bën tenderime luksi për zyrat e reja të Bashkisë, duke shembur stadiumin...

Universiteti Bujqësor: Një Model për Arsimin e Lartë dhe Një Zgjim për Homologët

Nga Fejzo Subashi. Në një klimë ku besimi ndaj institucioneve publike shpesh zbehet dhe akademia shqiptare në shumë raste vuan nga një plogështi e pafalshme,...

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

Rap-artisti Noizy ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës, por gjithçka u anulua në...

Lajme të tjera

Web TV