Gjiknuri: Mund ta mbyllim “Reformën Zgjedhore” para 31 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka bërë të ditur se palët kanë rënë dakord që reforma të mbyllet më 31 maj.

Gjithashtu, Gjiknuri deklaroi se një pjesë e mirë e punës i mbetet ekspertëve.

Në prononcimin për median ai bëri me dije dhe 2 çështjet që palët kanë mendime të ndryshme.

“Kërkova të vazhdohet me axhendën e punë të mbetur pezull nga COVUD, në mbledhjen e radhës të na bëjnë një ekspoze me pyetjet për përputhshmërinë me Kushtetën, nga opozita kërkoi punën e bërë deri më tani, dua të them që nuk kemi të bëjmë me rifillim loje, por nuk rikthejmë axhendën.

Opozita ka pasur detyrimin që të sillte propozime, ka një axhendë të dakordësuar, ramë dakord brenda majit të mbyllet, të vazhdojmë aty ku e lamë. Një pjesë e mirë e punës i mbetet ekspertëve.

Ka mbetur dhe një propozim që ia kërkova PD për formulimin e KQZ, pastaj i mbetet ekspertizës. Për gjërat që nuk biem dakord, do i drejtohemi ODIHR. Ne duam që të ezaurohet këtë proces me opozitën, por ky forum nuk mund të kthehet në dëshirë.

Dy çështjet që na ndajnë është administrata zgjedhore, që presim propozimin e PD-së dhe çështja e Kolegjit, ndërsa me të tjerët kemi qenë dakord, për teknologjinë, kanë kërkuar video survejancë për të parë rendin, e kemi pranuar, një rol më aktiv të policisë e kemi pranuar, çështja e kuotave gjinore, po diskutohet.

Vota emigrantëve, kanë gjetur një zgjidhje, meqë do zhvillohet në distancë, këtë ia kemi deleguar KQZ këtë të drejtë, se di mund të ushtrohet vota e emigrantëve. Ne do bëjmë çmos që të kemi konsensus për disa parime.

Në Komisionet Zgjedhore mund të përfhihen me short, por emërohen nga administrata zgjedhore, jo te partitë. Depolitizimin të administratës. Ka një tendencë për të fshirë nga opozita gjithçka që është arritur, kishte tendencë politike.

Do vazhdojmë me temat e mbetura dhe me propozimin e PD-së për KQZ. Po pati vullnet, mundësia mund ta arrimë marrëveshjen edhe para 31 majit“, tha Gjiknuri!/l.m/Fjala

Të fundit

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale...

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë...

Larisa, dy fëmijët e vegjël përfundojnë në spital me djegie nga cigaret, arrestohet nëna

Autoritetet greke duket se po zgjidhin ‘rrëmujën’ e një rasti serioz abuzimi me fëmijë, ku përfshihen dy fëmijë të vegjël dhe nënën e tyre. Të...

Evropa provinciale, një show mediokriteti në Eurovizion

Eurovizioni, vendi ku votohet politikisht. Nga një festival muzikor në një pasqyrë interesash dhe aleancash Nga Leonard Veizi Pavarësisht vendit të tetë – një vend...

Mijëra njerëz protestojnë në Hagë: Ndërmerrni veprime ndaj Izraelit për luftën në Gaza!

Dhjetëra mijëra protestues të veshur me të kuqe marshuan nëpër Hagë të dielën për të kërkuar veprime nga qeveria për të ndaluar fushatën e...

Lajme të tjera

Web TV