Reforma Zgjedhore/ OSBE: Palët të gjejnë dakordësi brenda 31 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prezenca e OSBE-së në Tiranë e ka quajtur mbledhjen e sotme të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore si një hap përparimi.

Sipas OSBE-së kërkohet të arrihet dakordësi mes palëve për të përmbyllur procesin Brenda 31 majit.

Reagimi i plotë i OSBE-së:

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi edhe një hap tjetër përpara në procesin e reformës zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpret dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj dhe përsërit gatishmërinë e saj për të vijuar ta mbështetë këtë proces, së bashku me kolegët e OSBE/ODIHR-it.

CFARE NDODHI SOT

Ndërsa opozita jashtë parlamentit kërkon qëndrime konkrete nga mazhoranca për Reformën Zgjedhore, socialistët shprehen se ka një tendecë të opozitarëve për ta fshirë atë që është arritur deri tani. Megjithatë palët duket se kanë përmendur datën 31 Maj si datën finale për miratimin e kësaj reforme, ashtu sic rekomandon edhe OSBE./Fjala.al/

Të fundit

Senatori amerikan Graham: Po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey...

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve. Sipas një...

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse...

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni...

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. Rama bën me...

Lajme të tjera

Web TV