Qeveri kujdestare, Rama për Fjala.al: Nuk pranojmë propozimet e opozitës, por të OSBE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeredaktorja e gazetës Fjala, Blerina Gjoka i ka adresuar kryeministrit Rama një pyetje lidhur mbi procesin e integrimin, nëse kreu i qeverisë do të jetë i gatshëm të bëjë një sakrificë për të rënë dakord me kërkesën e opozitës për shembull për një qeveri kujdestare para zgjedhjeve, derisa vendi të bëhet anëtar i BE-së.

Rama la të kuptohet se nuk do e pranojë këtë propozim të opozitës, pasi theksoi se mazhoranca pranon propozimet që vijnë nga OSBE-ja.

Nga ana e tij, kryeministri Rama është përgjigjur se “zgjedhjet e lira e të ndershme nuk janë një sakrificë por një detyrim. Zgjedhjet janë zhvilluar prej kohësh, cilësia e tyre mbetet për t’u përmirësuar gjithashtu.

Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it janë të panegociueshme. Depolitizimi është një nga pikat kryesore. Po ashtu edhe problemi i politizimit të administratës, ku OSBE-ODIHR ka kërkuar depolizitimin e administratës. Dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë në mënyrë që administrata t’u takojë qytetarëve.

Mospërfshirja në Kolegjin Zgjedhor e gjykatësve që nuk kanë kaluar vettingun, është një tjetër çështje. është bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore që informon mbi këtë çështje. Por gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do ta pranojmë që të jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor. Të tjerat janë rekomandime, të cilat do t’u përmbahemi”, u shpreh Rama.

Duhet të kujtojmë se sipas Rezolutës së Bundestagut, zgjedhjet janë tashmë një kusht për integrimin dhe që mund ta kthejnë atë mbrapsht si proces.

Të fundit

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”. Por, hulumtimet...

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u...

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV