“Ramavirusi ka gërryer ekonominë”, Basha: COVID i dha goditjen e fundit

Kriza ekonomike me të cilët po përballet vendit dhe që parashikohet të thellohet në vijim, sipas kryeopozitarit Lulzim Basha nuk është shkaktuar nga koronavirusi, por nga “Ramavirusi”. Basha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama se për 7 vite ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve, ndërkohë që pandemia e COVID-19 i ka dhënë goditjen e fundit.

“Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. CORONAVIRUSI vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë. Kriza nxorri lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij të pakicës kundër shqiptarëve”, shkruan Basha teksa publikon foto nga takimet e zhvilluara sot me qytetarët.