Shkon në 876 numri të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Urgjenca Infektive

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar rastet e të prekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ku ashtu si dje edhe sot janë shënuar 4 raste të reja me Covid-19.

Sa i përket numrit total të të prekurve nga koronavirusi, ai ka shkuar në 876 persona që nga shpërthimi i Covid-19.