Në mungesë të futbollit që vlen dhe ndeshjeve e e emocioneve në fushë, në mediat sportive italiane bëri bujë së fundmi kaosi që shkaktoi libri i mbrojtësit Giorgio Chiellini. Akuza për shumë protagonistë, mes të cilëve dhe lojtarë në aktivite si Felipe Melo apo Mario Balotelli. por me këtë të fundit, mbrojtësi i Juventus duket se e arriti shpejt paqen.
Të dy e kanë lënë pas mërinë, përmes “Le Iene Shoë”. Giorgio Chiellini dhe Mario Balotelli janë mes protagonistëve të episodit të radhës të emisionit në fjalë, që transmetohet në “Italia 1”. Një paqe në distancë, pas polemikave për librin autobiografik ë shkruar nga kapiteni juventin, në bashkëpunim me Maurizio Crosetti (gazetar i La Repubblica)
Gazetarët e emisonit të njohur, në të cilin ka edhe staf shqiptar si gazetari Taulant Kopliku, ishin në shtëpinë e SuperMarios, pastaj në atë të Chiellini, dhe i vendosën në komunikim me një video-telefonatë.
“Edhe pse më ke goditur me një thikë pas shpine, unë ende të dua. Të përqafoj” tha SuperMario. Ndërkohë Chiellini tha se ishte befasuar pozitivisht nga mesazhi i “Balos” dhe në telefon i shpjegoi se ishte i pavendosur nëse duhej ta vendosja atë episod në libër por të mos tregonte asgjë, i dukej false.