U ulën rrogat, lojtari i Juventus nuk pranon bashkohet me skuadrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori Adrien Rabio nuk ka pranuar të bashkohet në stërvitje me skuadrës pas uljes së rrogës që u bëri klubi për shkak të koronavirusit.

Ai nuk është kthyer nga Franca në Itali, si një formë revolte ndaj klubit bardhezi raporton “La Stampa”

Përpara se të bëheshin uljet e pagave, francezi përfitonte 7 milionë euro në sezon dhe nuk ka qenë aspak dakord me reduktimin që Juventusi e bëri për shkak të krizës nga Covid-19, pasi kishte marrë dritën jeshile nga lojtarët e tjerë, duke kursyer rreth 80 milionë euro.

Për këtë arsye, Rabio ka vendosur t’i kundërvihet klubit dhe ka refuzuar të udhëtojë drejt Italisë, ku më pas do jetë i detyruar të qëndrojë për 14 ditë në karantinë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se për të marrë këtë vendim lojtari mund të jetë shtyrë nga nëna e tij që njëkohësisht është edhe agjentja e tij. Ndërkohë zërave që kanë qarkulluar kohët e fundit se Rabio do largohet nga Juvja në verë i është shtuar dhe ky rast./Fjala.al/

Të fundit

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Lajme të tjera

Web TV