Dhunoi barbarisht fëmijën 3-vjeçar të gruas, Apeli lë në burg Alfred Kazanxhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dhunës ndaj të miturit, Alfred Kazanxhiu kërkoi nga gjykata e Apelit Tiranë lirinë. Trupi gjykues refuzoi kërkesën e Kazanxhiut

Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të mos lirojë dhe të mbyllë në qeli Alfred Kazanxhiun,njerkun që keqtrajtoi fëmijën e gruas së tij. Vendimi për miratimin e masës së “arrestit në burg” për Kazanxhiun është dhënë ditën e djeshme nga gjykata e Apelit.

Për shkak të dhunës familjare të kryer nga njerku, fëmija 3 vjeçar është shtruar në spitalin Pediatrik në QSUT, pasi ka marrë plagë në kokë dhe thyer disa brinjë.  Vogëlushi është dërguar më 24 prill në orën 12.00 në Spitalin e Traumës nga nëna dhe bashkëjetuesi i saj, ndërsa sipas mjekëve gjendja ishte shumë e rëndë me shenja dhune dhe fraktura në gjithë trupin.

Më tej e kanë dërguar për trajtim të specializuar tek pediatria në QSUT. Sipas mjekëve, fëmija është me aparate të vendosura për monitorimin e oksigjenit dhe frekuencës kardiake.

Nga dëshmia e mjekes që është kujdesur e para për të voglin, 3-vjeçari i është shprehur: “…Më rrahu mami dhe babi..”. “…ankohej për dhimbje, kërkonte mamanë e tij dhe qante vazhdimisht…”-është shprehur mjekja.

Gruaja, A.Hoxha ndodhej tek fqinjët, ku prej disa muajsh punonte në familjen e tyre për pastrim dhe për t’u kujdesur për vajzën e tyre invalide. Prej dy muajsh, A.Hoxha dhe bashkëjetuesi Alfred Kazanxhi jetonin me qira në një apartament në lagjen “Bulevardi Blu” në Kamëz, ndërsa më herët kishin jetuar në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

“Rreth orës 11:00 kam dalë nga shtëpia dhe kam shkuar të marr bukë dhe qumësht tek furra në institutin bujqësor dhe e lashë fëmijën me bashkëjetuesin. Ndërkohë që po bëja pazarin më ka marrë në telefon Alfredi, ku më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte dhe menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës, menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Ai vetëm rënkonte. Ka ardhur ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital. Djali kishte hemorragji dhe mpiksje gjaku në kokë.  Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku i kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte”, tha A.Hoxha para oficerëve të Policisë Gjyqësore./Fjala.al/

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV