Ed Sheran renditet i pari në listën e këngëtarëve më të pasur, ja ku renditet Dua Lipa

Këngëtari Ed Sheran renditet i pari në listën e këngëtarve Britanik përsa i përket pasurisë së tij  me një llogari prej  200 milionë paund, Ed Sheeran  është zyrtarisht këngëtari më i pasur në Britaninë e Madhe nën moshën 30 vjeç.

Krahasuar me një vit më parë puria e këngëtarit 29-vjeçar është shtuar me 40 milion dollarë, duke e çuar në total 200 milion paund pasurinëe tij. Në këtë listë bën pjesë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila renditet në vendin e 11-të së bashku me George Ezra, të cilët kanë nga 16 milion stërlina.