Gramsh/ Aksidenti me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur, zbulohen shkaqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbuluar shkaqet se pse ka ndodhur aksidenti që i mori jetën një personi dhe plagosi katër të tjerë në Gramsh të Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Poroçan pasditen e sotme, ndërsa policia ka bërë me dije edhe shkaqet e këtij aksidenti.

Makina ka dalë nga rruga duke i marrë jetën shtetasit me inicialet A.Ll. 35-vjeç ndërsa drejtuesi i mjetit ka qenë shtetasi B.Ç., i cili ka mbetur i plagosur së bashku me tre persona të tjerë.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti i aksidentuar është tip furgon. Nga policia në Gramsh bëhet me dije se Blutë e shkak për aksidentin është bërë një defekt teknik në mjet.

Ky aksident ka ndodhur në një zonë me terren të vështirë dhe me distancë të madhe nga qendra urbane, ndërsa nuk bëhet ende me dije nëse ky mjet shërbente për transport publik apo ishte privat.

“Rreth orës 16:20, në  fshatin Kabash,  Gramsh,  automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një defekti teknik  ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën  shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plágosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital.

Shërbimet e Pólicisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijon puna  për zbardhjen e shkakut të aksídentit”, njofton policia./Fjala.al/

Të fundit

Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, stakohet energjia

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i...

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave  të publikuara...

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik. Një superjaht luksoz,...

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Diplomati gjerman u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar dhe dyshohet se vdekja ishte për shkaqe natyrale. Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti...

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Vendi humbet brezin e ri

Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin...

Lajme të tjera

Web TV