Guvernatori i Bakës së Shqipërisë, Gent Sejko i ka kërkuar bankave të nivelit të dytë që të mbështesin ekonominë me likuiditete.
Kërkesa e guvernatorit vjen dy muaj pas shpalljes së emergjencës së fatkeqësisë natyrore.
Në takimin e zhvilluar dhe me përfaqësinë e bizneseve, ai e vuri theksin te niveli i depozitave dhe qëndrueshmëria financiare.
Nga ana e tij Kreu i Shoqatës së Bankave e ka vënë theksin te domosdoshmëria e rishikimit të gjithë kredive të ngrira
Ndërsa Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë vuri theksin te rëndësia e mbështetjes financiare duke tërhequr vëmendjen se ndërhyrja e qeverisë në këto dy muaj ka qenë e vonuar
Në muajin mars u vu re një ulje e depozitave në euro me rreth 50 milionë euro, por nga ana tjetër dhe një rritje e depozitave në lekë. Banka e Shqipërisë parashikon që tremujori i dytë të jetë më I vështiri për shkak të pandemisë.