Serbia mbyll kufirin me Kosovën, Konjufca: Do i përgjigjemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi bëri një fushatë të tërë ndërkombëtare duke bllokuar edhe dialogun për shkak të bllokadës së vendosur nga Kosova, tani është Serbia që mban të mbyllur kufirin midis dy shteteve. Ministri i Jashtëm kosovar, Glauk Konjufca ka denoncuar vendimin e Beogradit për të mos hapur kufirin me Kosovës, njësoj siç ka vepruar me shtetet e tjera fqinje.

“Qeveria e Kosovës dënon qasjen diskriminuese dhe të pabarabartë ndaj Kosovës. Serbia ka hapur kufijtë për qytetarët nga të gjithë shtetet e rajonit, por jo për qytetarët e Kosovës”, shkruan Konjufca në ‘Tëitter’.

Kryediplomati kosovar paralajmëron për përgjigje reciproke ndaj Serbisë.

“Kjo qasje provon edhe një herë se Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Republika e Kosovës do i përgjigjet në mënyrë reciproke kësaj pengese të Serbisë për qytetarët e Kosovës”, shprehet Konjufca.

-Kufijtë/ Serbia provokon Kosovën nëpërmjet Shqipërisë, ende asnjë reagim nga Tirana

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV