Studimi në Britani: Nëse nuk ruani veten, mund të kemi mbi 73 mijë të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët britanikë kanë arritur të zhvillojnë makinën e parë përllogaritëse që paralajmëron individët për rrezikun që i kanoset nga Covid-19.

Ekspertët nga University College London thonë se mbi 8 milionë njerëz janë të rrezikuar nga koronavirusi dhe duhet të qëndrojnë ende të izoluar, pavarësisht lehtësimit gradual të masave.

Ekspertët paralajmërojnë se n.q.s britanikët nuk kujdesen vetë për shëndetin e tyre, deri në fund të këtij viti, numri i viktimave mund ti kalojë 73 mijë.

E nëse spiralja e përhapjes së infeksionit nuk vihet nën kontroll, edhe numri i të infektuarve shumë shpejt mund ti kalojë 400 mijë.

Studimi “Lancet” ka analizuar të dhënat shëndetësore të 3.8 milionë njerëzve. Sipas parashikimit përmes kësaj përllogaritjeje, mund të humbasin jetën deri në 73 apo më shumë se 73 mijë vetë.

Rreziku mes pacientëve të sëmurë më herët, me diabet apo probleme të zemrës, kanë probabilitet 5 herë më të lartë për të humbur jetën.

Të rrezikuar janë edhe personat mbi 70 vjeç. Kjo mënyrë e re përmes kësaj makine përllogaritjeje do të ndihmojë mjekët, ekspertët e shëndetësisë dhe vetë publikut një lloj skaneri të personalizuar për riskun nga Covid-19.

Burimi: The Sun, Përshtati: Fjala

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV