Aksidenti me një të vdekur dhe 6 të plagosur në Gramsh, arrestohet shoferi i mikrobusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar ditën e sotme shoferin e mikrobusit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. Bëhet me dije se në pranga ka rënë 24-vjeçari me inicialet A.B, i cili humbi kontrollin e mjetit.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Gramsh-Poroçan ku shoferi i mikrobusit humbi kontrollin e mjetit pasi ishte nën efektin e alkoolit dhe si pasojë mjeti doli nga rrugë.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: A.B., 24 vjeç, banues në fshatin Poroçan, Gramsh. Pasditen e djeshme, në aksin rrugor Gramsh-Poroçan, shtetasi A. B., duke drejtuar mjetin tip furgon nën ndikimin e alkoolit, humbi kontrollin dhe mjeti doli nga rruga. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. Ll. dhe u plagosën shtetasit Sh. P., N. K., B. Q., E. Q., R. B., dhe B. Ç., pasagjerë në mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të hetimit u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi B. Q. (pasagjer), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë një defekt teknik i mikrobusit“

Të fundit

“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të shkatërrojë qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha...

Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, u kap me kokainë...

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Fadromat kanë prishur një...

22 gusht 2004 – Tronditet muzeu norvegjez, zhduken dy vepra të Munch

Më 22 gusht 2004, bota e artit u trondit nga një ngjarje spektakolare: dy nga veprat më të famshme të piktorit norvegjez Edvard Munch,...

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit. Sipas njoftimit...

Lajme të tjera

Web TV