“Apeli nuk i dha pafajësi”, Balla paralajmëron kallëzim të ri në SPAK ndaj Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagon pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke rrëzuar akuzën për falsifikim ndaj Lulzim Bashës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook , Balla shkruan se vendimi i sotëm i Apelit nuk i ka dhënë pafajësi liderit të PD, por thjesht ka vonuar drejtësinë.

Teksa publikon disa të dhëna të tjera, që sipas tij, faktojnë lobimin e Bashës prej 675 mijë dollarë, Balla paralajmëron se ditët në vijim do të paraqesë kallëzim të ri penal në SPAK ndaj kreut të demokratëve.

Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulzim Bashës, thjeshtë ka vonuar DREJTËSINË. Dosja kriminale “Basha 675 mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

1.kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763

?dokumenti i parë 

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

2.Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë

?dokumenti i dytë 

https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

3.Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.

?dokumenti i tretë 

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim”, shkruan Balla./Fjala.al

Të fundit

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Lajme të tjera

Web TV