Emrat dhe akuzat/ OFL i dërgon formularin tre të “fortëve” në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit godet në Tiranë. Mëngjesin e sotëm ajo i ka dërguar formularin tre personave të dënuar për vepra të ndryshme penale të cilët kanë një afat 48-orësh për t’u përgjigjur.

Bëhet fjalë për Fatjon Manabej, Denis Qordja (Dervishi) dhe Shkëlqim Sharrën.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Shkëlqim Sharra akuzohet se në bashkëpunim me 34-vjeçaren F.P., banuese në Gramsh, gjatë periudhës Dhjetor 2014-Janar 2015 kanë tentuar të trafikojnë dhe shfrytëzojnë për prostitucion në Itali shtetasen B.B., 23-vjeçe, banuese në Cërrik.

Për kalimin e të resë jashtë Shqipërisë, Sharra ka tentuar t’i japë ryshfet një punonjëse policie në portin e Durrësit.

Po ashtu Sharra rezulton i dënuar edhe më parë me 12 vjet burg për veprën penale të vrasjes, si dhe me precedentë për drogë.

Ndërkohë Manabej, rezulton i dënuar në vitin 2007 nga Gjykata e Aleksandrisë në Itali me 5 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Rrëmbim personi”, “Grabitje me armë” dhe “Përvetësim i pasurisë së vjedhur”.

Sakaq Qordja, i cili njihet edhe si Denis Dervishi rezulton i dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Një biznes i madh i ngritur prej tij në zonën e Petrelës, ka bërë që të vihet në “sitën” e OFL.

Të fundit

Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steauan

Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë...

Kritikët e Kremlinit, akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë...

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është...

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën industriale të Montanaso Lombardos, në...

Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Platforma e...

Lajme të tjera

Web TV