Kreditë për bizneset, ministrja Denaj: Sot firmosim marrëveshjen me bankat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ditën e sotme do të firmoset me bankat marrëveshja e dytë bankare, që mundëson likuiditet për të gjitha bizneset, në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit”.

Kështu është shprehur ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj nga foltorja e Kuvendit, ku u shpreh se është duke u punuar për programin e rimëkëmbjes së ekonomisë.

Ajo theksoi më tej se ky proces është konsultuar me ekspertë ndërkombëtarë dhe kryesisht të Bankës Botërore,

“Naftëtarët e Ballshit, kanë në llogarinë e tyre bankare pagesën sipas aktit normativ. Janë duke u shqyrtuar mbi 470 kërkesa të proceduara nga bankat dhe sot firmosim me bankat marrëveshjen për garancinë e dytë bankare që mundëson likuiditet për të gjitha bizneset.

Përtej paketës së ndihmës ne jemi duke punuar në programin e rimëkëmbjes. Programi i rimëkëmbjes është punuar edhe me mbështetje të ndërkombëtarëve dhe kryesisht të Bankës Botërore, që do të ndihmojë në ringritjen e ekonomisë”, tha Denaj.

Të fundit

Greqia përballet me temperatura ekstreme, merren masa të reja për mbrojtjen e punëtorëve

Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.  Nga...

“Boll ma, tokë e xanun”/ Aksioni për lirimin e hapësirave mbërrin në Theth

Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka mbërritur në Theth, ku kanë nisur ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje. Kryetari i Bashkisë së...

“Ku e merrni benzinën? Ju vidhni shtetin…”/ Debatet e Mehmet Shehut në Kombinat më 1966!

Pasioni për të pasur një motor, ka qenë i jashtëzakonshëm veçanërisht në vitet e socializmit, nga të rinjtë, kryesisht, por jo të gjithë e...

“Tedi Blushi, fansi i garderobës sime”/ Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Metës

Pas deklaratës së Ilir Metës që e quajti “Zegjine e SPAK”, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë me një postim ironik e thumbues. Ajo mohon të...

“Mos ma përmend emrin”/ Meta se kursen Kryemadhin, çifti i përçarë ‘dialog’me kundërakuza

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i përgjigjet Monika Kryemadhit, e cila nga SPAK deklaroi se Meta flet me gjuhën e Dumanit. Reagimi i...

Lajme të tjera

Web TV