Marrja e certifikatave të pronësisë online, drejtoresha e AKSHI-t tregon si të aplikoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karcanaj, gjatë mbledhjes së zhvilluar me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e ALUIZNI-t, Artan Lamen, për Kadastrën ka shpjeguar sesi mund të kryhet aplikimi online lehtë dhe shpejt.

Karcanaj shpjegoi duke demonstruar si mund të bëhet aplikimi online për certifikatë pronësie.

“Në E-Albania për pronat janë bërë 40 mijë aplikimi vetëm në 2 muajt e fundit. Aplikimi mund të bëhet online dhe pagesa mund të bëhet me një kartë krediti. Vendosim të dhënat e kartës së kreditit dhe aplikimi është gati.

Ky veprim reflektohet në kohë reale në Kadastër. Pagesa bëhet me sukses dhe konfirmohet nga institucioni. Tek dokumentet e mia ndodhet tashmë aplikimi i kryer.”-tha Karcanaj.

Ndërsa, Rama iu përgjigj duke thënë se u arrit që dokumentet e pronësisë të merren lehtë siç ishte thënë.

“Kur kemi thënë se do të bëjmë të mundur që dokumentet e pronësisë merren lehtë me një aplikim, nuk na kanë besuar. Sot jemi në një kohë të transformimit të madh në shërbime.”-u shpreh kreu i qeverisë./Fjala.al/

Të fundit

Menyja e plazhistit

Ardian Vehbiu Një artikull që më zuri sot syri në Il Messaggero lajmërohej kështu: Vacanze, spiagge vuote e montagne piene – dhe përshkruante pastaj...

Momente paniku në det/ Varka me shqiptarë përplaset me shkëmbinj, disa të plagosur

Një varkë me shtatë persona në bord u përplas në një breg shkëmbor në Diaporos, mesditën e së martës më 8 qershor, në ishullin...

Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi. Ja propozimi i opozitës

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish për situatën e bujqësisë, duke kritikuar qeverinë për politikat...

Legjenda Scholes kritikon Arsenalin: “Bleu dikë me karrierë të çuditshme

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka hedhur dyshime mbi nënshkrimin e Viktor Gyokeres nga Arsenali për shkak të karrierës së tij të ‘çuditshme’...

A preken shqiptarët? Garanci 15,000 $ për të hyrë në SHBA, DASH publikon listën e vendeve

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e...

Lajme të tjera

Web TV