Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim. Mësohet se i arrestuari është Klajdi Gjeçi, 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas policisë 33-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal.
Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjeçi është një emër i njohur për policinë. 33-vjeçari ka rënë më herët në prangat e policisë, ndërsa cilësohet si kreu i një bande të trafikut të narkotikëve në kryeqytet.
Gjeci njihet edhe si miku i ngushtë i Emiljano Shullazit. Ai u arrestua në janar të vitit 2016, pasi vendosi tritol në automjetin e një biznesmeni në kryeqytet.
Në vitin 2012 ai është proceduar për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në vitin 2015, Klajdi u arrestua për plagosje të rëndë me dashje.
Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/1173055939716785/