“Trushpëlarë”/ Nga vajza e Mitrush Kutelit te Dashnor Diko, reagime kundër deklaratës së Spiropalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personazhe të ndryshëm kanë reaguar për deklaratës e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i cili i quajti trushpëlarë dhe trushpëlarës aktorët dhe aktivistët që kërkojnë ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Atalanta Pasko, vajza e shkrimtarit Mitrush Kuteli, e konsideron të turpshme deklaratën e ministres Spiropali.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe dy këngëtarët e njohur, Dashnor Diko dhe Albërije Hadërgjonaj, të cilët kërkojnë nga ministrja që të respektojë artistët.

-“Janë falsifikuar dokumente për Teatrin”, Budina për Fjala.al: Nesër kallëzim në SPAK

Reagimet

Atalanta Pasko

Nuk di a e shpreh fytyra ime tërë tmerrin që ndjeva ndërsa ndiqja fjalën e Spiropalit sot në Kuvend. E bëra foton sepse vura re që kisha mbetur e ngrirë, pikërisht kështu, edhe kur ligjërimi plot zjarr kishte mbaruar. Në kolonën zanore përfytyroni vetëm: pu-pu-pu…

Po si mundet, moj zonja deputete të shpërdorosh energjinë tënde rinore në banalitete të tilla e të bëhesh patericë injorantësh si ata që nënçmojnë vlerat e shumëanëshme të Kompleksit të Teatrove, ku ndodhet dhe Teatri Kombëtar? Po si mundet, nqse qenke dhe arkitekte, të zgjedhësh, që në ligjërimin tënd t’u përgjigjesh vetëm politikanëve apo aktorëve dhe të shumëzosh me zero argumentet e sivëllezërve të tu arkitektë që kërkojnë të mos prishet ky kompleks, mes tyre më të ndriçuarit, të kulturuarit, të kthjelltit, arkitektit të nderuar Maks Velo? Jo vetëm nuk iu përgjigje, ti, një arrogante burracake, por e përfshive atë dhe shumë të ndriçuar të tjerë në një grup që paskeni krijuar ju, që mburreni si “shumicë”, në grupin e “trushpëlarësve dhe trushpëlarëve”!

Turp! Turp! Mos fol më pa letër, deputete Spiropali se improvizimi s’të bën mirë!

Trushpëlarë dhe trushpëlarës i mirëfilltë është miku yt, E Veliaj, që përsërit papagallçe, “ndërtesë fashiste”, duke mos gjetur argument tjetër veç argumentit tashmë të skualifikuar politik, të cilin ai e reciton nga pozita e një komunisti të mbrujtur me mësimet e pionierëve të Enverit!

Lexo edhe :  Rrëzohet kërkesa e socialistëve, në Vlorë qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00

Dhe s’di si mund të përligjë vetë Km. E. Rama pohimin se i paska qëndruar mendimit që kishte krijuar prej vitit 1998, sipas të cilit ndërtesa e Teatrit bashkë me kompleksin Teatror nuk kanë vlerë!? Në këto 22 vite, nuk paska dëgjuar asnjë mendim prej specialisti, për arkitekturën ose historinë e këtij kompleksi, të denjë, që do të meritonte përgjigjen e tij? Arroganca për të shumëzuar me zero çdo gjë që u vjen kundër është e neveritshme!

Atëhere si e spjegon angazhimin e tij në ndërtimin e pedonales në mandatin e fundit si kryebashkiak, pedonale e bërë me fondet e BE-së, përuruar nga Basha, në vjeshtë-2011, që merr fund me projektin e fundit Rama-Veliaj?

Pse nuk e pyesin për këtë gazetarët?

Dashnor Diko

Sa turp, e pa imagjinueshme kur ndegjon nje femer te ofendoje Atistet, e di kjo zonjush qe artistin nuk e ben partia por ja ka dhuruar ate talent ai lart? E di kjo zonjush qe nje artist gezon me shum respekt sesa nje politikan? E di kjo zonjush qe pasuria me e madhe qe kane artistet jan duar trokitjet? Artistet nuk i kan perluer duart me krime dhe grabitje pronash por levizin te lire ne c’do vend dhe jo si disa politikane qe mbajne nje tufe shoqeruesish nga pas sepse i ndjek frika hap pas hapi per gjith pislliqet dhe pa drejtesite qe i kan bere ketij populli… sa turp

Albërije Hadërgjonaj

Po ik moj injorante Elisa Spiropali. U bëre ti të tregosh për artistat që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Ik shko rri me kalamajt e ty, se për atë punë je. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han M… për artistat

Të fundit

Pritet rezultati i votimit elektronik, Spiropali mbërrin në Vorë

Drejtuesja politike për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka mbërritur në Vorë, ku edhe pritet që të dalë rezultati i votimit...

U dha shtetasve të ndryshëm para duke u blerë votën, arrestohet 63-vjeçari në Fier

Një 63 vjeçar i cili ishte nën vëzhgim prej një muaji është arrestuar nga SPAK, pasi u vërtetua se blinte vota. Qytetari nga Fieri...

Nuk mund të pritet 60% pjesëmarrje, kur vetëm 52% e zgjedhësve banojnë këtu…

Nga Eduard Zaloshnja Refreni i zakonshëm për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet shqiptare u këndua edhe kësaj here. “Më pak se gjysma e shqiptarëve votojnë”,...

Kanye West akuzon Kim Kardashian për North, çfarë mdodhi me vajzën e tyre

Met Gala 2025 mund të ketë qenë mbrëmja më me stil e vitit, por për Kanye West-in, ajo u kthye në një tjetër betejë...

Pas dy ditësh bisedime në Zvicër, SHBA thotë arrin një marrëveshje tregtare me Kinën

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se kanë arritur përparim në bisedimet tregtare midis dy vendeve, të cilat u mbajtën në...

Lajme të tjera

Web TV