Pandemia solli karantinë ligjore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela, ekskluzive për “Gazetën Fjala”

Na duhet të theksojmë se Reforma në Drejtësi nuk është një temë apo një objekt popullor; ajo është një moment profesional dhe njëherësh edhe një çështje që ka të bëjë me mbarëvajtjen e shtetit dhe shoqërisë. Ngrirja apo paralizimi i zhvillimit shqiptar ka ardhur si pasojë e mungesës së drejtësisë. Reforma në Drejtësi është strukturuar e tillë që, me anë të saj të vendoset drejtësia.

Përse ka rënë besimi tek ajo? Duhet të kuptohet se Reforma në Drejtësi mban brenda vetes luftën kundër korrupsionit. Kjo luftë duhej domosdoshmërisht të fillonte nga gjykata dhe prokuroria.

Gjykata shqiptare dhe prokuroria shqiptare kanë qenë dy çerdhet e krimit të lartë shtetëror dhe janë bërë shkak që në Shqipëri, korrupsioni i lartë shtetëror të krijonte një simbiozë konkrete me krimin e organizuar.

Në funksion të këtij fakti na duhet të theksojmë se ky konglomerat i krimit të organizuar: gjyqësor – politika e lartë – krim i organizuar është ende sunduesi absolut i shoqërisë shqiptare. Por, qëkurse ka filluar procesi i Reformës në Drejtësi, ai ndihet i trembur, por, njëherësh edhe i bashkuar në një bashkëpunim antireformë.

Ishte vetëm forca e politikës amerikane që e shkatërroi këtë bashkëpunim dhe i dha udhë ligjore Reformës në Drejtësi dhe daljes në skenë të SPAK-ut. Metoda antikorrupsion në Shqipëri e strukturuar nga Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli ka qenë kjo: eliminimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar me anë të ligjit dhe vetingut antikorrupsion; pastaj menjëherë dalja në skenë e Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ku jemi tani?

Me gjithë pengesat e mëdha, nga gjykata dhe prokuroria janë përjashtuar 50% të efektivit të korruptuar, gjyqtarë dhe prokurorë. Në funksion të këtij pastrimi antikorrupsion, në gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë kaluar vetingun, u formua Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Po pritet Strukturimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, por, në këtë çast historik, pandemia ndaloi procesin.

Lexo edhe :  Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Në këto momente, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve po kuptohet se Reforma në Drejtësi dhe ajo antikorrupsion për politikën e lartë do të fillojë me forcë për të sjellë rezultatin përfundimtar: eliminimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, dhe eliminimin e klasës politike të korruptuar në Shqipëri. Kjo është tabloja e specifikuar e reformës antikorrupsion në Shqipëri. Sipas pikëpamjes sime, asgjë nuk është ndërprerë dhe gjithçka është shtyrë për arsye objektive, sepse pandemia krijoi karantinën ligjore.

Duke marrë në konsideratë këtë ecuri, e cila ka vonesa duhet theksuar se mosbesimi shoqëror do ekzistojë, sepse opinioni publik nuk është në gjendje të dallojë bashkëpunimin e korrupsionit shqiptar. Ne nuk u ndodhëm përpara një revolucioni që të përbyste një shtresë të korruptuar, por përballë një lëvizjeje ligjore për eliminimmn e kësaj shtrese.

Çdo lëvizje progresive ligjore që godet pushtetarët, sigurisht që ka vonesa. Rreziku i gjithsecilit krijon ngaherë bashkëpunim. Përfundimisht na duhet të theksojmë se reforma antikorrupsion do të shkojë deri në fund. Nëse kjo reformë dështon, duhet të keni parasysh se ka dështuar zhvillimi shoqëror shqiptar.

Të fundit

Postimi misterioz i Trumpit trazon rrjetin, një gabim, kod apo mesazh i fshehtë?

Postimi i çuditshëm me një fjalë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump në rrjetet sociale ka ngatërruar shumë njerëz,...

Mendova se nuk më interesonte arti i Rilindjes, por më pas u njoha me fuqinë e tij

Rhiannon Lucy Cosslett Ka një pikturë për të cilën mendoj shpesh. Madonna del Parto, një kryevepër e pikturuar nga Piero della Francesca rreth vitit 1460,...

Nokaut brutal/ Boksieri 20-vjeçar hedh në parket Dillian Whyte në raundin e parë

Moses Itauma ka dhuruar një spektakël të vërtetë në ring duke e mposhtur bindshëm Dillian Whyte. Dueli i zhvilluar të shtunën në ANB Arena të...

Nga Amerika në Kosovë, amaneti që lidhi kujtime, luftëra dhe jetë të humbura

Mimoza Dajçi  Në fund të muajit të kaluar udhëtova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Kosovë. Presidentja e Republikës së Kosovës Sh. S....

Trump do vetëdorëzimin e Ukrainës, jo paqen e negociuar me Putinin

Skender Minxhozi Kur deklaronte se do t’i jepte fund konfliktit Rusi-Ukrainë pa hyrë ende në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ishte besimplotë dhe serioz. Nuk...

Lajme të tjera

Web TV