Pas 5 muaj e gjysmë në qeli, lirohet nga burgu “Zogu i Tiranës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hermes Nikaj përfiton nga situate e COVID-19, duke bërë që gjykata e Tiranës ti ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

Hermes Nikaj, që njihe ndryshe dhe si “Zogu i Tiranës” është liruar nga burgu 313 ku mbahej i izoluar prej 5 muaj e gjysëm, Nikaj ishte personi i vetëm që mbahej në burg, pasi 6 personat e tjerë të arrestuar nga policia dhe prokuroria, ishin liruar qysh prej muajit nëntor 2019.

Gjykata e Tiranës ditën e sotme vendosi të ndryshojë masën e sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, duke e argumentuar vendimin lidhur me masan e mara për parandalimin e virusit pandemik COVID-19. “Zogu i Tiranës” ndodhej në paraburgim prej 24 nëntorit 2019, periudhë kjo kur edhe është arrestuar.

Sipas rrëfimit të njërës prej vajzave që shfrytëzonte, Hermes Nikaj përdorte një fjalë të koduar “Telebingo”, duke nënkuptuar se kishte dalë klient i mirë dhe që ajo duhej të bëhej gati.

Më tej në dëshminë e saj D.N, nxjerr dhe emrin e I.A, një vajze që është shfaqur në ekranin shqiptar si këngëtare, dhe pohon para policëve se është shfrytëzuar në dy raste të tjera nga K.K, personazh i njohur nga Kosova, i cili drejton një emision në një televizion në Shqipëri.

Në një rast tjetër nga Anjeza Bena, pronare e një qendre estetike në Tiranë, e arrestuar nga policia dhe e lenë më tej në “arrest shtëpiak”, e cila sipas dëshmisë së vajzës, e ka çuar në Frashër të Përmetit, ku ka kryer gjatë natës marrëdhënie seksuale me shokun e të dashurit të parukieres.

Kjo dëshmi dhe komunikimet telefonike nxjerrin në pah se Hermes Nikaj, kishte kohë që aplikonte metoda kriminale, duke shfrytëzuar vajza të reja, të cilave u gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të pagesave në euro dhe lek.

Të fundit

Rusia, Ukraina dhe territoret: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një...

Kthjellime dhe reshje lokale shiu, parashikimi i motit 15 gusht 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht pritet shtim...

OMONIA habit me deklaratën: S’ishte rastësi që zjarret dogjën zonat e minoriteti grek!

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Luana Vjollca i vë “flakën” Instagramit, reklamon linjat trupore në plazh

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca është një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale, jo vetëm për karrierën, por edhe për format e...

Spanjollët e dinë se vala vdekjeprurëse e të nxehtit tani është një ngjarje vjetore

Ne kemi nevojë për zgjidhje të përditshme si “bankat e freskisë” dhe hapësira të mbuluara, si dhe politika serioze për emetimet. Qeveria duhet të...

Lajme të tjera

Web TV