Sherri mes kushërinjve në Krujë përfundon me dhunë dhe zjarr, dy të arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundon me dhunë, zjarr dhe dy të arrestuar një sherr i nisur mes disa familjarëve në Krujë. Uniformat blu të Krujës, ndërhynë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa familjarëve.

Kështu u bë arrestimi i dy kushërinjve Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë vëllezërit N. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë.

Të dyshuarit, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
Pas konfliktit 40-vjeçari Sh. V., i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, S. V., 66 vjeç.

Dyshohet se konflikti ka lindur për motive pronësie, ndërkohë që ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Të fundit

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto...

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Lajme të tjera

Web TV