Mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse krijoi një konflikt midis klientëve dhe policisë në qytetin gjerman Troisdorf.
Stafi i supermarketit paralajmëroi dy burrat që të vendosnin maskat e fytyrës pasi në të kundërt nuk mund të hynin, por ata kundërshtuan.
Kështu që stafi lajmëroi policinë e cila arriti të bindë vetëm njërin prej burrave për të vendosur maskën, ndërsa tjetri ofendoi policinë dhe nuk pranoi të largohej nga supermarketi.
https://www.youtube.com/watch?v=gXEwP3JYcbs
Të dy policët u plagosën rëndë gjatë përleshjes dhe aktualisht nuk mund të kryejnë detyrën e tyre për shkak të plagëve të marra, madje njëri prej policëve ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale pasi i janë plasaritur eshtrat e fytyrës.